Shkolla një familje e madhe
Çfarë është shkolla? Përse duhet të bashkëpunojnë mësimdhënësit me prindërit? Shkrim nga Esmeralda Ismailaj Kajo, mësuese e ciklit fillor, shkolla “Irfan Ngjeqari”, Berat.
Çfarë është shkolla?
Shkolla është një institucion ku njeriu mëson dhe edukohet . Shkolla është një sistem I krijuar nga shoqëria për interesat e tyre . Ky sistem përbëhet nga:
- Nxënësit
- Mësimdhënësit
- Udhëheqësit e shkollës
- Punëtorët administrative
- Shërbimi i konsulencës (psikolog, pedagog, mjek, roje etj.)
Shkolla dhe komuniteti përbëhen nga bashkësi të ndryshme. Këto komunitete janë :
- Bashkësia e prindërve
- Bashkësia e nxënësve
- Bashkësia e institucioneve të ndryshme
- Bashkësitë kulturore
- Bashkësitë shkencore
- Bashkësitë shëndetësore
Shkolla lindi nga nevojat e shoqërisë dhe ka një zhvillim mjaftë të gjerë. Shkolla si një institucion brenda rrethit shoqëror zbaton ligje. Duke qenë se shkolla për nxënësit është urë lidhëse për formimin e personalitetit të tij, atëherë shkolla duhet të organizoje sa më shumë veprimtari dhe aktivitete. Shkolla duhet të merret me angazhimin e gjithë pjesëtarëve që udhëheqin, gjithashtu të sillen në mënyrë të drejtë dhe të shfaqin një kulture të kënaqshme duke iu përshtatur vlerave të shoqërisë. Shkolla është vendi ku njeriu mëson, edukohet dhe përgatitet për jetën, ku të gjithë duhet të njohin dhe zbatojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre .
Shkolla dhe familja përbëjnë dy faktorë të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri. Megjithë ndryshimet midis këtyre dy faktorëve të edukimit, duhet theksohet se shkolla ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen e familjes për edukimin e fëmijës, dhe kjo është një karakteristikë e saj.
Raporti që krijohet ndërmjet shkollës dhe familjes varet nga shumë faktorë. Rëndësi të madhe ka motivi që konsiston në dëshirën dhe gatishmërinë për bashkëpunim që është në favor të edukimit të brezit të ri.
Përse duhet të bashkëpunojnë mësimdhënësit me prindërit?
Prindërit dhe mësimdhënësit duhet të bashkëpunojnë për atë se:
- Si prindërit edhe mësuesit pretendojnë dhe mundohen që fëmijët, t’i edukojnë dhe aftësojnë që të bëhen të zellshëm, të ndërgjegjshëm, të aftë e të pavarur në jetë.
- Prindërit dhe mësuesit edhe pse kanë përgjegjësi të ndryshme, edhe pse kryejnë detyra të ndryshme, duhet ta mbështesin njëri-tjetrin që t’i arrijnë qëllimet e caktuara.
- Shkolla përveç arsimimit të nxënësve, u ndihmon dhe i përkrah prindërit në edukimin e fëmijëve të tyre.
Mësuesit për arritjen e qëllimeve edukativo-arsimore kanë nevojë për përkrahjen e prindërve. Me bashkëpunim të ndërsjellë ndihmohet integrimi i fëmijës në shkollë. Fëmija duke ndjerë besimin në mes të prindërve dhe mësuesve lirohet nga konflikti i lojalitetit. Mësuesit dhe prindërit duke biseduar e bashkëpunuar, në marrëveshje reciproke i shfrytëzojnë mundësitë për zhvillimin harmonik të personalitetit të nxënësit. Si rezultat i bashkëpunimit të mirë edhe suksesi i nxënësve do të jetë më i mirë. Si rezultat i bashkëpunimit të mirë që të tre faktorët do të jenë të kënaqur.
Bashkëpunimi i mirëfilltë në mes të prindërve dhe mësimdhënësve krijon vetëbesim dhe besim të ndërsjellë te njëri-tjetri, vetëpërgjegjësi dhe përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit, respekt, tolerancë dhe mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit, gatishmëri për zgjidhje të favorshme për palët dhe kompromis Përmes bashkëpunimit shkolla- arsimtarët dhe prindërit arrijnë ta flakin frikën, pasigurinë dhe paragjykimet ndaj njëri-tjetrit. Përmes bashkëpunimit, mësimdhënësit dhe prindërit arrijnë të jenë më objektiv në vlerësim e situatave, në vlerësimin e të arriturave të nxënësve etj. Duke bashkëpunuar me njëri tjetrin mësimdhënësit dhe prindërit shtojnë kompetencën e tyre sociale dhe profesionale dhe kontribuojnë në procesin e zhvillimit dhe përparimit të arsimit.
Me rëndësi: Prindërit duhet ta perceptojnë dhe vlerësojnë veten si faktorë, gjegjësisht persona të pazëvendësueshëm, sepse nga ana fëmijëve të tyre perceptohen dhe vlerësohen si të tillë (më të rëndësishëm, më të dashur etj.). Mësuesit gjithashtu duhet ta perceptojnë dhe vlerësojnë veten ekspertë, por jo të pazëvendësueshëm. Që të dy faktorët suksesin e punës së tyre edukativo-arsimore duhet ta shohin në bashkëpunim të ndërsjellë. Bashkëpunimi në mes të prindërve dhe mësueseve nuk duhet të trajtohet si çështje vullneti dhe gatishmërie e mësuesve dhe prindërve të motivuar për bashkëpunim, por si pjesë integrale e punës institucionale.
Nga Esmeralda Ismailaj Kajo
Mësuese e ciklit fillor, shkolla “Irfan Ngjeqari”, Berat
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Si lindi shkolla, një nga institucionet më jetëgjata të qytetërimit tonë?
Thëniet më të bukura që përshkruajnë mësuesin/en
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"