MËSIM JETE

Shfaqja më e bukur në sytë e Charlie Chaplin

Një histori personale e Charlie Chaplin, i cili tregon rreth një situate të ndodhur në fëmijërinë e tij, ku një çast i vetëm ndryshoi totalisht perceptimin në lidhje me jetën.

Kur isha fëmijë, së bashku me babain tim u nisëm për të parë një shfaqje në cirk. Radha për bileta ishte shumë e gjatë. Përpara nesh ishte një çift me gjashtë fëmijët e tyre. Vërehej se ishin të varfër. Rrobat i kishin të vjetra, por të pastra. Fëmijët ishin shumë të lumtur që do të hynin në cirk.


Kur erdhi radha atyre, babai i fëmijëve pyeti për çmimin e biletave. Kur shitësi i biletave i tregoi çmimin, burri filloi të belbëzonte dhe i pëshpëriti gruas së tij diçka në vesh.

 

Papritmas babai im nxorri nga xhepi 20 dollarë dhe i hodhi në tokë. Pastaj u përkul, i mori nga toka, e preku burrin në krah dhe i tha: "Zotëri ju kanë rënë paratë në tokë". Burrit iu mbushën sytë me lot dhe me zërin që dridhej tha: "Ju faleminderit".


Sapo ata hynë brenda, babai më kapi nga krahu dhe u larguam nga radha e biletave, pasi 20 dollarët ishin paratë e vetme që kishte me vete.  


Që nga ajo ditë unë mburrem me babain tim. Ato dy minuta ishin shfaqja më e mirë që kam parë në jetën time. Dhe jam i sigurt se ishte shumë më e mirë edhe se shfaqja që do ta shihnim brenda në cirk."


Charlie Chaplin



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

2,308 Lexime
3 vjet më parë