Pushimet

Rutinat e shëndetshme për mësuesit gjatë sezonit veror

Ndërtimi i rutinave të shëndetshme ju lejon të mos bini pre e lodhjes dhe vetmisë, duke krijuar një hapësirë personale të shëndetshme e të frytshme. Për të krijuar një sezon pushimesh relaksuese, Resilient Educator propozon disa këshilla.

Viti shkollor u mbyll dhe sezoni i pushimeve ka çelur siparin. Si i gjen ky sezon mësuesit e vendit tonë? Me kalimin e peripecive shkollore, nevoja për pushim është e lartë. Kujtojmë se për shumë mësues të cilët kanë punuar me orë të zgjatura, të mbingarkuar, shpesh edhe në ditët e fundjavës, pushimi ka qënë luks. Ndërtimi i rutinave të shëndetshme ju lejon të mos bini pre e lodhjes dhe vetmisë, duke krijuar një hapësirë personale të shëndetshme e të frytshme. Për të krijuar në sezon pushimesh relaksuese, Resilient Educator propozon disa këshilla:


Krijoni një ritual mëngjesi veror 

Mëngjeset e shkollës për mësuesit janë shpesh stresuese, të shkurtra dhe në rendje të vazhdueshme, por mëngjeset e verës duhet të jenë më terapeutike. Filloni një ritual të ri dhe më të ngadalë të mëngjesit, i cili ju lejon të qetësoheni, të reflektoni dhe të shijoni vaktin. 


Lexojini librat e harruar në sirtar 

Sa libra keni blerë me idenë që do i lexoni kur koha të jetë në favorin tuaj? Pas librave shkollor, ju si mësues mund të përftoni dëshirën për t’u shkëputur nga librat. Mos harroni, se terapia e një libri të mirë ju kthen tek hobit e mëparshëm. Leximi në plazh ju dhuron qetësi mendore.


Organizohuni dhe pastroni hapësirën tuaj

Për shumë mësues, organizimi dhe pastrimi i shtëpisë i ndihmon të kenë një ditë produktive. Kur hapësira personale është e sistemuar, atëherë ju si individ e keni më të lehtë të vijoni me aktivitetet e ditës. 


Krijoni një axhendë personale për vitin e ardhshëm shkollor

Kush jeni ju si edukatorë? Në çfarë besoni? Çfarë dëshironi të arrini vitin e ardhshëm shkollor? Mendoni mbi synimet profesionale dhe ambiciet. Krijimi i axhendave personale rrit vullnetin për t’ia dalë sa më lart në karrierë. Sfidoni veten të rriteni si edukator. Shumë mësues marrin pjesë në trajnime ose konferenca për zhvillim profesional gjatë verës. Mendoni se çfarë do të dëshironit të punoni për vitin e ardhshëm në klasë. 


Kaloni kohë me familjen 

Viti shkollor është i ngarkuar për mësuesit, të cilët duhet menaxhojnë shkollën, aktivitetet, punën dhe drejtimi e familjes. Vera duhet të jetë e gjitha rreth rilidhjes me familjen. Darkat familjare, udhëtimet, bisedat e gjata duke pirë çaj të ftohtë ose limonadë ju ndihmojnë të rikuperoni kohën e humbur. Kaloni kohë cilësore me njerëzit që doni më shumë.


Kaloni kohë me miqtë 

Vera është koha ideale për të dalë atje me miqtë tuaj për pak argëtim. Angazhimet shkollore dhe personale mund t’iu kenë mbajtur gjatë pa u socializuar. Vera është koha e përkryer për të dale jashtë dhe ndryshuar ritmin mekanik. 


Shpenzoni kohë në natyrë

"Natyra nuk është një kurë mrekullie për sëmundjet," thotë Lucy McRobert nga The Wildlife Trust. Studimet kanë treguar se koha e kaluar në natyrë redukton depresionin dhe rrit ndjenjat e lumturisë. Edukatorët kalojnë pjesën më të madhe të vitit shkollor brenda ambienteve të shkollës, kështu dalja në natyrë është nevojë dhe terapi. Vetë-kujdesi, rritja personale, përgatitja në shkollë dhe rritja profesionale, janë etapa të rëndësishme që kërkojnë kohë dhe vullnet. Këto metoda janë fantastike për të siguruar që muajt verës të jenë rigjeneruese dhe produktive.



Burimi: https://resilienteducator.com/lifestyle/summer-vacation-to-do-list-for-teachers/ 

Përgatiti: Xhoana Jaku 


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,762 Lexime
2 vjet më parë