Fillimi i vitit shkollor

Rregullat për ta bërë sa më të lehtë rikthimin e fëmijëve në shkollë

Mbarimi i pushimeve verore i mërzit paksa fëmijët sidomos kur i kujton se duhet t’i kthehen librave dhe shkollës. Më poshtë keni 10 këshilla që duhen ndjekur për të lehtësuar këtë proces delikat dhe të rëndësishëm.

Këto më poshtë janë disa këshilla në formë rregullash të cilat duhet t’i keni parasysh ju si prindër për t’ia bërë sa më të lehtë fëmijëve rikthimin në shkollë. 


1. Vendosni gradualisht një orar zgjimi të përshtatshëm me atë kur të rifillojë shkolla.


2. Shkoni në shtrat herët në mbrëmje që të flini mjaftueshëm, duke shmangur përdorimin e tabletave, video lojërave ose televizorit.


3. Hiqni dorë nga ushqimet e paplanifikuara dhe kthehuni në një dietë të rregullt bazuar në 5 vakte në ditë, dietë mesdhetare dhe ushqime organike.


4. Rifilloni gradualisht leximin dhe shkrimin në mënyrë që të mos riktheheni në shkollë vetëm me argëtimin dhe lojërat në mendje.


5. Planifikoni një mënyrë jetese të shëndetshme në shoqërimin e fëmijës në shkollë, duke preferuar ta bëni rrugën bashkë.


6. Mos i transmetoni shqetësimet fëmijës për organizimin e angazhimeve të jetës së përditshme.


7. Rikujtoni bashkë përvojat e përjetuara në verë.


8. Përfshijeni fëmijën në zgjedhjen e mjeteve shkollore, kjo do i falë një ndjenjë me pozitive për rikthimin.


9. Rivendosni kontaktet me shokët e shkollës para fillimit të mësimit për t’u lidhur përsëri në mënyrë të këndshme me rutinën.


10. Filloni të pyesni për kurset sportive: jo vetëm që është e mirë për trupin, por gjithashtu përmirëson gjendjen shpirtërore dhe gjumin. 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

4,405 Lexime
3 vjet më parë