Propozimi i martesës, mësuesja thotë "po" në klasë...!
“Jam shumë e lumtur që ishte menduar kështu, sepse edhe nxënësit e mi e kanë ndarë me mua këtë moment dhe Sam e di se sa të rëndësishëm janë ata për mua.”
Një klasë është kthyer përmbys kur 20 nxënës u njohën me një temë shumë të rëndësishme, e cila do t’i bënte ata pjesë të ditës më të lumtur të mësueses së tyre. Për Jennifer Lai ishte një ditë e veçantë në shkollë, kur i dashuri i saj prej tre vjetësh, Sam Nalbandia, arriti të organizojë propozimin ideal para nxënësve të klasës së saj, në “Global Education Academy”.
Ndërsa Jessica ishte në një dhomë tjetër, kolegët dhe motra e saj hynë në klasë për të ndihmuar nxënësit të përgatiteshin për surprizën e madhe. Kur u kthye, Jessica vuri re se fëmijët ishin mjaft të qetë dhe më pas u kërkoi të ulen për të parë një video të veçantë. “Sapo filloi të shfaqej “A Samifer Special”, mbeta pa fjalë!”, - tregon Jennifer.
Pas videos, 20 nxënësit u vunë në rresht dhe secili mbante në dorë nga një shkronjë për të formuar “Will You Marry Me (A do të martohesh me mua)?” Në momentin e fundit, Sam hyri në klasë me një buqetë me lule dhe u ul në gjunjë para audiencës së tyre.
Nusja e ardhshme iu përgjigj pyetjes me një “po” të menjëhershme dhe hodhi një sy të shpejtë te disa fëmijë që ndërkohë i kishin mbyllur sytë: “Kemi biseduar për martesën, por nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të ndodhte në punë”,- tha Jennifer. “Jam shumë e lumtur që ishte menduar kështu, sepse edhe nxënësit e mi e kanë ndarë me mua këtë moment dhe Sam e dise sa të rëndësishëm janë ata për mua.”
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Fëmijët dhe lojërat në natyrë/ Çfarë duhet të bëjmë që ata të pëlqejë natyrën dhe mjedisin jashtë?
Zhvillimi i Arsimit Gjithëpërfshirës në Shqipëri, një vështrim konciz