
Projekte STEM të realizuara për nxënësit e klasave 8-ta dhe të 9-ta
Projektet STEM me “Arduino” të nxënësve të klasave të teta dhe të nënta në shkollën “Selim Alliu”, Peshkopi, promovojnë inovacion, kreativitet dhe funksionalitet. Ata bashkë me mësueset e tyre morën pjesë në “Generation Next II”, duke u renditur mes 10 shkollave më të mira për projektet e mëposhtme.
Modele projektesh të realizuara me “Arduino” për nxënës të klasave të teta dhe të nënta. Risia e këtyre pajisjeve sjellin funksionalitet, inovacion, kreativitet. Edukimi STEM përfshin lëndët: “Shkencë”, “Teknologji”, “Inxhinieri”, ”Matematike”.
Me këto projekte nxënësit e shkollës “Selim Alliu’’, Peshkopi, kanë marrë pjesë në “Generation next II” mundësuar nga SciCo, Vodafone dhe Ministria e Arsimit dhe e Sportit.
“Punë e realizuar më së miri, ku nga 60 shkolla ne u zgjodhëm në 10 më të mirët për projektet e realizuara. Kënaqësi pjesëmarrje në ngjarje të tilla ku nxënësit shprehin kreativitetin e tyre ndaj teknologjisë me mjete të cilat shkolla i disponon edhe sot duke realizuar punë dhe projekte funksionale”, është shprehur kështu mësuesja Besa Kapxhiu.
Titulli i projektit: “Led Distance Indicator”

(foto e projektit)
Titulli i projektit: “Smart stick for blind people”

(foto e projektit)
Titulli i projektit: “Train smart”

(foto e projektit)
Titulli i projektit: “Program ne App Inventer/ Makinë llogaritëse”

(foto e projektit)
Titulli i projektit: “Generative text device”

(foto e projektit)
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat, viti shkollor 2024-2025
VANAF 2024/ Modele testesh të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor
VANAF 2023/ Modele testesh të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor