Programuesja më e re e Apple, vetëm 9 vjeçe
Vijav ka krijuar një aplikacion të sajin, të quajtur quajtur “Smartkins animals”, aplikacion që ndihmon fëmijët të mësojnë rreth botës së kafshëve duke u argëtuar.
Ajo është vetëm 9 vjeçe, por aftësitë e saj janë mbresëlënëse. Bëhet fjalë për Anvitha Vijay nga Australia. Ajo është programuesja më e re e “Worldwide Developer Conference”.
Vijav ka krijuar edhe një aplikacion të sajin, të quajtur “Smartkins animals”, aplikacion që ndihmon fëmijët të mësojnë rreth botës së kafshëve duke u argëtuar.
Ajo është njohur me “gjuhën” e programimit që në moshën 7-vjeçare, përmes videove mësimore në Youtube.
Apple është surprizuar nga talenti i vajzës 9-vjeçare kështu që ata e përfshinë në programin e stimulimit të programuesve të rinjtë në të cilën shpërndahen 350 bursa.
Gjithashtu edhe numri një i kompanisë amerikane, Tim Cook është mahnitur nga vajza. Ai thotë se nuk priste që mes 120 fituesve të këtyre bursave nën 18 vjeç, të ishte edhe një vogëlushe që nuk ka përfunduar ende arsimin fillor.
10 opsionet e tastierës që secili nga ju duhet t’i dijë
Programi Excel, përdorimi i tij hap pas hapi
Si të kthejmë një dokument nga PDF në WORD?