Si të kthejmë një dokument nga PDF në WORD?
Ju kanë dërguar një dokument PDF? Brenda tij ka gabime në tekst dhe ju duhet të bëni ndryshimet e duhura, por nuk bëhen? Mbase doni të kopjoni tekstin nga materiali PDF po nuk ju lejohet? Ndiqni guidën e mëposhtme për të kthyer një dokument PDF në WORD në mënyrë që t'u jepni zgjidhje këtyre problemeve...
Një nga formatet më të përdorura për modifikimin e dokumenteve është Microsoft Word e paketës Microsoft Office. Imagjinoni këtë: Ju kanë dërguar një dokument PDF, por brenda saj ka gabime në tekst dhe ju duhet të bëni ndryshimet e duhura. Por ju nuk mund të bëni ndryshime sepse është një dokument PDF, dhe në këto dokumente nuk mund të bësh ndryshime.
PDF është krijuar nga Adobe në vitin 1990 me qëllim prezantimin e dokumenteve në përshtatje me të gjitha platformat dhe softuerët. Nga ana tjetër doc është formati që përdoret në Microsoft Word për përpunimin e dokumenteve. Këto janë dy formate të ndryshëm aspak të ngjashëm me njeri tjetrin por shumë popullor në ditët e sotme.
Tani mendoni sikur të keni një zgjidhje për ketë ngërç, sa kohë do t’ju kursente. Ndiqni guidën e mëposhtme për të kthyer një dokument PDF në WORD.
1. Shkoni tek adresa https://www.pdf2go.com/
2. Ngarkoni dokumentin tuaj PDF të cilin mund ta keni ruajtur në desktop. Duke klikuar tek opsioni Choose file.
Pamja qe do t’ju shfaqet është si më poshtë. Keni dy mundësi, nëse paketa Microsoft Office që ju keni në kompjuterin tuaj është version i vitit 2017 dhe më lart mund të zgjidhni opsionin e parë, nëse është 2003 mund të zgjidhni opsionin e dytë. Për të vazhduar duhet të klikoni te butoni Save Changes.
3. Procesi mund të zgjasë nga 3-5 minuta në varësi të madhësisë se dokumentit që ju keni. Sapo përfundon, kjo është pamja që do t’ju shfaqet.
Klikoni te butoni Download Files për të shkarkuar dokumentin dhe për të vazhduar me ndryshimin e tij.
(A.D; Portali Shkollor)
10 opsionet e tastierës që secili nga ju duhet t’i dijë
Teknologjia, aplikacionet që ju vijnë në ndihmë mësuesve
Programi Excel, përdorimi i tij hap pas hapi