Prindër, eleminoni fjalën “pusho”
Të gjithë këta të rritur, e përdorin fjalën "pusho" pa i shkuar në mend se është një nga fjalët, që gjymton më shumë. Jo rastësisht në vendet e zhvilluara, fjala “pusho” është e ndaluar me ligj...
“Pusho, pusho” i drejtohen fëmijës nga nëna, babai dhe mësuesi. Të gjithë këta të rritur, e përdorin këtë fjalë pa i shkuar në mend se është një nga fjalët, që gjymton më shumë. Jo rastësisht në vendet e zhvilluara, fjala “pusho” është e ndaluar me ligj, të përdoret në institucionet e edukimit, parashkollore dhe shkollore.
Përdorimi i kësaj fjale, për fat të keq, është shumë prezente në dialogun i rritur i parritur, sidomos kur i rrituri ka humbur durimin dhe i kanë “hipur nervat”, pasi nuk po e mposht fëmijën. Kur i rrituri humbet durimin, përton të durojë apo të gjejë fjalën dhe mënyrën e duhur, deri sa fëmija të bindet që të kryejë apo marrë komandën.
Kur ky urdhër i jepet fëmijës nga i rrituri, truri i fëmijës stopon së menduari, thonë shkencëtarët. Ky stopim shkakton “tharje” në strukturat e brishta të njerëzores, që fëmija me shumë mundim po ndërton. Kjo është arësye shumë e fortë për të ndaluar përdorimin e kësaj fjale në mjediset e edukimit.
(Lira Gjika; Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?