Po përdoret saktë apo gabim inteligjenca artificiale?


92% e njerëzve po e përdorin gabim Inteligjencën Artificiale, sipas Oksford. Në vend që IA të mendojë për ne, duhet ta bëjmë partnere në arsim: t’i tregojmë çfarë dimë dhe t’i kërkojmë të na vërë në provë. Vetëm kështu zhvillojmë mendimin kritik dhe krijimtarinë tonë.


Nga Fiqiri Çifliku, ekspert arsimi 


Sipas një studimi të Oksford 92% e njerëzve po e përdorin gabim Inteligjencën Artificiale. Në fakt ajo që bëjmë aktualisht është se i kërkojmë IA të punojë për ne duke na krijuar ese, raporte apo duke u përgjigjur shpejt për pyetjet tona. Sigurisht që na ka çuditur të gjithëve për shpejtësinë që ka dhe për informacionin që jep. IA ka lexuar një numër të madh dokumentesh, librash, artikuj shkencor, etj., dhe arrin t’i përpunoj të dhënat shumë më shpejt se një njeri. 


Por sa na ndihmon kjo gjë për t’u zhvilluar si individ? Si na ndihmon të jemi krijues dhe kritik në situata reale? Për ta ilustruar do të sillja një shembull. E pyet IA si të dobësohesh dhe ajo të përgjigjet për mënyrat e duhura, por nëse nuk i bën nuk ka gjasa të humbasësh peshë.


Në fakt, duhet të jemi ne ata që kërkojmë nga IA të na pyes, pa pasur frikë se dikush do të qesh me përgjigjen tonë.  Po e vijoj arsyetimin. I paraqes IA një situatë ku veproj për të humbur peshë duke zvogëluar bukën dhe duke shtuar zarzavatet, përdor edhe mish të kuq, se kam dëgjuar që fibrat janë të domosdoshme. Mbi këtë bazë i kërkoj IA të më bëj pyetje rreth këtyre aktiviteteve dhe unë të jap përgjigje. 


Pra, fare e thjeshtë, e informoj IA për atë që kam mësuar dhe i kërkoj që ajo të më vërë në provë rreth asaj që kam mësuar. Vetëm kështu do të mund të kemi interaktivitet dhe jo vetëm që përforcojmë idetë tona, por edhe e fuqizojmë IA me informacion të ri, sipas mendjes njerëzore me qëllim që edhe trajnimi i saj të vijojë e të mos ngelet në ato të dhëna që ka mbledhur deri tani. Nëse do vijojmë të kërkojmë që IA të na japi përgjigje për pyetjet tona sigurisht bota do të mbetet në vend.



Më poshtë do të sugjerojë disa platforma të Inteligjencës Artificiale. Mësuesit mund t'i përdorin në punën e tyre. Kujdes, si ndihmës dhe jo si zëvendësues të tyre.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

235 Lexime
1 ditë më parë