Pesë situata në të cilat është mirë që mësuesit të heshtin
Për marrëdhënien mësues-nxënës është shkruar dhe është folur shumë. Por sot do të ndalemi pak tek raporti mësues-prindër. Sjellim disa situata në të cilat mësuesit e kanë më mirë që të qëndrojnë të heshtur.
A ju ka ndodhur ndonjëherë që nuk e keni thënë diçka për të cilën keni dashur ta diskutoni dhe anasjelltas, nuk keni heshtur kur duhet të heshtnit? Besojmë se në situata të tilla jeni përballur gjatë mbledhjeve me prindërit! Fatkeqësisht, ky zakon nuk lejon afrimin dhe besimin midis mësuesve dhe prindërve. Në fakt janë pesë situata në të cilat do të ishte më e mira që ju si mësues të heshtnit.
1.Heshtni derisa të keni vendosur se çfarë mesazhi doni t’i transmetoni prindërve, nëse qëllimi juaj është që ata të bëhen partnerë tuaj dhe të flisni në gjuhën e bashkëpunimit! Vetëm kur vendosni për qëllimet, filloni të zgjidhni me mirësi dhe krijimtari fjalë të reja. Provoni ta zëvendësoni "gjuhën pedagogjike" me atë që krijon një ndjenjë sigurie dhe besimi për figurën e mësuesit dhe të shkollës.
2.Heshtni derisa ta kuptoni qëllimin se çfarë do të thotë bashkëbiseduesi deri në fund. Nëse shkaktoni frikë ose ndjenjë faji, zemërimi ose agresioni, duhet të heshtni. Këto ndjenja vetëm sa do të përkeqësojnë marrëdhënien, do të krijojnë mosbesim ndaj shkollës dhe do të shkaktojnë akoma më shumë ankesa. Nëse prindërit nuk gjejnë mbështetje te mësuesi vetëm një herë, ata nuk do t'i drejtohen më atij për ndihmë.
3.Heshtni kur përballë jush shihni një prind të papërgjegjshëm që premton vazhdimisht dhe nuk bënë asgjë, e që për rrjedhojë bëhet fajtori kryesor i problemeve që shkakton nxënësi dhe që ve në dyshim rëndësinë e dijes dhe autoritetin tuaj. Jepini vetes një shans tjetër të njihni përsëri prindin. Përgjithësisht, jini kurioz dhe përpiquni të kuptoni qëllimet e mira të pindërve. Në fund të fudnit çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijën e tij.
4.Heshtni nëse e dini tashmë se vetëm ju keni të drejtë për diçka. Nëse e kuptoni se je i vetmi që ka zgjidhjen e problemit, bashkëbisedimi quhet i mbyllur. Për të arritur një dakordësi, dëgjo dhe bëj pyetje për kuriozitet. Kjo gjë mund t’ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje tjetër të cilën mbase nuk ju ka shkuar në mendje më parë.
5.Heshtni nëse keni ndërmend të flisni në përgjithësi, të ndani përvoja negative të të tjerëve ose të keni një vizion të frikshëm për të ardhmen. Konteksti dhe modelet e imponuara në botën moderne krijojnë frikë. Dhe aty ku ka frikë, nuk ka besim.
(Përshtati N.A.B. Burimi RUSSIA Mel.fm, Portali Shkollor)
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Shembuj se si mund të përpiloni një CV
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?