Leximi i librave

Përfitimet befasuese të leximit

Leximi i një libri, qoftë edhe për 6 minuta, mund të ulë stresin deri në 68%. Kur lexoni, ju shpërqendroni trurin tuaj nga problemet e ditës. Mësoni të gjitha përfitimet e vërteta të leximit dhe njihuni me titujt që Albas propozon.

Kur flasim mbi lexuesit e librit, përgjithësisht kemi parasysh dy kategori: personat e pasionuar pas leximit, që ‘hanë’ me dhjetëra libra në muaj, dhe personat që rrallë hapin një libër në vit. 


Pasioni për të lexuar, lind me një ‘klik’ nga një libër që lë mbresa të forta dhe me kohën kultivohet dhe dëshira për librat. Kështu, personat që rrallë lexojnë, janë ata njerëz që nuk kanë takuar librin ‘e duhur’ që t’i magjepsë ngushtë pas leximit. Megjithatë, rezulton se lexuesit e zjarrtë të librave kanë një seri avantazhesh. 


Leximi ka një efekt kaq të fortë pozitiv në shëndetin mendor, saqë psikologët tani e përshkruajnë atë si trajtim për kushte si stresi, apo depresioni. Proceset njohëse na ndihmojnë të mësojmë gjëra të reja. Neuroshkencëtarët thonë se leximi forcon trurin tuaj, edhe pasi të keni ndaluar së lexuari. Sa më shumë që lexoni, aq më shumë pjesë të trurit tuaj aktivizohen, me efekte të qëndrueshme. Dhe kjo vlen për çdo lloj leximi, jo vetëm për fantazinë. 


Studiuesit kanë zbuluar se zona e trurit që stimulohet gjatë leximit është e njëjtë me atë që përdoret për përqendrim, planifikim dhe vendimmarrje. Leximi i çdo lloji zhanri ndihmon në "ushtrimin" e asaj pjese të trurit dhe për ta mbajtur atë të mprehtë. Kjo ju ndihmon të përqendroheni edhe në fusha të tjera.


Kur lexoni një libër, veçanërisht trillim, duhet të mbani mend atë që keni lexuar në fillim në mënyrë që fundi të ketë ndonjë kuptim. Leximi trajnon pjesët e trurit tuaj që formojnë kujtime. Kjo e mpreh kujtesën tuaj edhe në aspekte të tjera të jetës. 


Është interesante se leximi mund të përmirësojë jo vetëm aftësitë tuaja të të shkruarit, por edhe të folurit. Studiuesit vërejnë se leximi dhe të folurit përfshijnë shumë pjesë të njëjta të trurit. Në fakt, leximi është një nga mënyrat më efektive për të mësuar një gjuhë të huaj, duke rritur njohjen dhe pasuruar fjalorin.


Për të zgjidhur problemet në jetën e përditshme, duhet ta identifikojmë qartë çështjen, të analizojmë shkaqet dhe të gjejmë zgjidhje kreative. Leximi i mëson të gjitha këto aftësi! Për më tepër, kur lexojmë, vazhdimisht ekspozohemi ndaj ideve të reja, të cilat mund të na ndihmojnë të mendojmë jashtë kornizave kur kemi nevojë të zgjidhim problemet.


Personat që lexojnë kanë fjalor më të madh dhe zotërojnë më mirë aftësitë e komunikimit me shkrim. Fëmijët që kalojnë shumë kohë me libra kuptojnë shenjat e duhura të pikësimit, drejtshkrimin, strukturën e fjalisë dhe më shumë. Kjo e bën më të lehtë për ata që t'i përdorin konceptet në mënyrën e duhur kur bëjnë shkrimin e tyre. Lexuesit gjithashtu përjetojnë stile të ndryshme shkrimi dhe më pas mund të modelojnë shkrimin e tyre sipas asaj që kanë parë. Në fakt, leximi është një nga mënyrat më efektive për të mësuar një gjuhë të huaj, duke rritur njohjen dhe pasuruar fjalorin.


Leximi i librave është një mënyrë tjetër e shkëlqyer për ta parë botën nga një këndvështrim tjetër. Studimet tregojnë se, lexuesit që krijojnë lidhje me personazhet e trilluar zhvillojnë ndjeshmëri ndaj njerëzve të ngjashëm në jetën reale. Historitë na tërheqin dhe na ftojnë të kujdesemi për llojet e njerëzve që mund të mos i takojmë çdo ditë.


Për të zgjidhur problemet në jetën e përditshme, duhet ta identifikojmë qartë çështjen, të analizojmë shkaqet dhe të gjejmë zgjidhje kreative. Leximi mëson të gjitha këto aftësi! Të kuptuarit e leximit ka të bëjë me të kuptuarit e asaj që po ndodh në një histori, pastaj analizimin dhe vlerësimin e ngjarjeve dhe veprimeve të personazheve. Plus, kur lexojmë, vazhdimisht ekspozohemi ndaj ideve të reja, të cilat mund të na ndihmojnë të mendojmë jashtë kutisë kur kemi nevojë të zgjidhim problemet.


Kur u mësojmë fëmijëve të lexojnë, nuk i mësojmë vetëm të deshifrojnë dhe kuptojnë fjalët. Ne gjithashtu fokusohemi në të kuptuarit e leximit, duke u kërkuar nxënësve të analizojnë dhe vlerësojnë atë që kanë lexuar. Kjo veti rrit dukshëm imagjinatën dhe mendimin kritik. Mësuesit parashkollorit dhe ata të fillores përdorin rregullisht libra për t'i mësuar fëmijët të bëjnë miq, të jenë të sjellshëm. Kjo metodë vlen edhe për nxënësit më të rritur.


Autori G.K. Chesterton shprehej: “Përrallat nuk u tregojnë fëmijëve se dragonjtë ekzistojnë. Fëmijët tashmë e dinë që dragonjtë ekzistojnë. Përrallat u thonë fëmijëve se dragonjtë mund të vriten.” Me fjalë të tjera, leximi na kujton se çdo njeri ndeshet me vështirësi gjatë jetës dhe se problemet mund të kapërcehen.


Shumë njerëz lexojnë për disa minuta në shtrat para se të flenë, dhe ka një arsye të mirë për këtë. Hulumtimet e fundit zbuluan se leximi i një libri para gjumit i ndihmon njerëzit të flenë më shpejt dhe përmirëson cilësinë e përgjithshme të gjumit. 


Leximi për 6 minuta mund të ulë stresin deri në 68%. Kur lexoni, ju shpërqendroni trurin tuaj nga problemet e ditës. Kjo i lejon muskujt tuaj të relaksohen, duke ulur presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Leximi i një libri është më efektiv në reduktimin e stresit sesa të dëgjoni muzikë apo edhe të bëni një shëtitje.


1. Leximi zgjeron njohuritë e tuaja. 

2. Ndërton një fjalor më të pasur.

3. Leximi përmirëson fokusin, përqendrimin dhe ndjeshmërinë. 

4. Ndihmon në ndërtimin dhe ruajtjen e kujtesës.

5. Lexuesit zhvillojnë aftësi të forta të të menduarit kritik, nxit imagjinatën dhe kreativitetin.

6. Lexuesit e shpeshtë janë shkrimtarë më të mirë.

7. Leximi mund të përmirësojë aftësitë e komunikimit.

8. Leximi ndihmon në ndërtimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve.

9. Leximi promovon gjumë më të mirë.

10. Leximi i librave redukton stresin.

11. Leximi zgjeron botëkuptimin tuaj.

12. Leximi na siguron një ‘arratisje’ nga bota, dhe na fal kënaqësi. 



Botimet e sugjeruara nga Albas për të rriturit 

Botimet e sugjeruara nga Albas për fëmijët dhe të rinjtë 

 

Burimi:

https://www.weareteachers.com/benefits-of-reading/?utm_medium=Social&utm_source=Facebook&fbclid=IwAR36U7OX0oZwivX6PqcI2eXKhUQzRx1xJMz7rrAY_jQAXyT5qtThMXRslBQ#Echobox=1686661890-1 



Përktheu Xhoana Jaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,240 Lexime
1 vit më parë