NJË JETË NË ARSIM

Për mësuesit që dalin në pension, ja çfarë do ju mungojë më shumë

Ky artikull i dedikohet të gjithë mësuesve që kanë dalë apo dalin në pension. A përjetojnë ata lehtësim kur dalin në pension? Apo ka gjëra që i mungojnë nga shkolla dhe raporti me nxënësit.

Ky artikull i dedikohet të gjithë mësuesve që kanë dalë apo dalin në pension. Një falenderim, mirënjohje dhe përulje për gjithë kontributin e vyer në edukimin e brezave. Për shumëçka do të ndjeheni të lehtësuar, ashtu sikurse do të ndjeni mall e nostalgji për nxënësit e kolegët tuaj. Do të ketë gjithnjë një zile telefoni që do bjerë në një fillim viti shkollor, apo më 7-mars. Do të jenë ish nxënësit tuaj, për të cilët do të ndjeni gjithnjë mall e nostalgji. Aty do të vlerësoni kontributin e jashtëzakonshëm që keni dhënë përgjatë viteve.



Testet e standardizuara, mbledhjet me prindër, rezultatet e nxënësit, portofoli i nxënësit. Një mësues është shumë i ngarkuar. A përjetojnë ata lehtësim kur dalin në pension? Apo ka gjëra që i mungojnë nga shkolla dhe raporti me nxënësit. Ja si shprehen këta mësues. 



Shtatorin do ta ndjeni gjithnjë si një fillim viti 


Shtatorin do ta ndjeni si muajin e ngarkesës, kënaqësisë, përgjegjësisë, ankthit, presionit, lumturisë, ribashkimit. Shtatori është muaji më emocional për një mësues, duket sikur rilind. 



Do të pëlqeni të keni të gjithë vitin kalendarik për të bërë plane


Një vit shkollor do ju duket i gjatë dhe i shkurtër njëkohësisht. Do të ketë momente kur do ndjeheni të ngarkuar dhe nxënësve nuk i keni dhënë maksimumin. Është krejt normale. Por, mos harroni të planifikoni edhe fundjava, eskursione të shkurtra. Gjeni kohë për argëtim. 



Edhe pasi të dilni në pension, do ta gjeni veten të fiksuar me pajisjet shkollore

 

Ju nuk do të jeni në gjendje të hiqni dorë nga ky fiksim. Do ju shoqërojë gjatë, pasi këto pajisje luajnë një rol të rëndësishëm për nxënësit tuaj, por edhe për ju. 



Ju do t’i kujtoni me nostalgji ditët kur hartonit plane të reja mësimore


Ka shumë nostalgji për gjithë energjinë që një mësues shpenzon duke kërkuar rreth një teme mësimore, për zgjedhjen e librave dhe veprave artistike dhe gjetjen e objekteve.



Do të mungojë zilja e mbarimit të mësimit


Ka shumë mësues që punën e tyre mund ta ndajnë në periudha 47 minutëshe, edhe pse nuk janë duke dhënë mësim. Kjo ka të bëjë me reflekset që fiton nëpër vite. 



Të qenit pjesë e një stafi pedagogjik është komuniteti më i mirë që do hasni


Bashkëpunimi dhe lidhjet me kolegët tuaj mësues janë shumë më të veçanta nga marrëdhëniet ose miqësitë e tjera profesionale që do të bëni. Me ta po ndani misionin më të rëndësishëm: Po shpërndani dije dhe po edukoni brezin e ri.



Ju nuk do të mërziteni!


Pasi të dilni në pesion edhe vetë do të mahniteni me rutinën e re. Do ta mbushni kohën tuaj me gjëra shumë interesante. Shumë fëmijë të lagjes, shkallës, pallatit, të afërm, do të kërkojnë ndihmën tuaj. Është koha për pak vullnetarizëm. Do të merrni kohë për t’u shlodhur, për të kaluar më shumë kohë me fëmijët apo nipërit tuaj. 



Ju do ta ndjeni gjithmonë mungesën e nxënësve tuaj!


Kjo është e pashmangshme. Nxënësit e kanë mbushur plot jetën tuaj dhe kanë qenë epiqendra e profesionit tuaj. Çdo arritje e tyre është arritja juaj. Por, mos u shqetësoni! Do të ketë gjithnjë një zile telefoni që do bjerë në një fillim viti shkollor, apo më 7-mars. Do të jenë ish nxënësit tuaj, për të cilët do të ndjeni gjithnjë mall e nostalgji. Aty do të vlerësoni kontributin e jashtëzakonshëm që keni dhënë përgjatë viteve. 




Përktheu Parajsa Shtini

Burimi: https://www.weareteachers.com/10-things-a-retired-teacher-wants-you-to-know/



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 



6,421 Lexime
4 vjet më parë