Pema 110 vjeçare që kthehet në bibliotekë
Projekti i Bibliotekës "Little Free" (dhurime të vogla) u nis nga një organizatë jofitimprurëse Amerikane. Kjo nismë është shtrirë edhe në vendin tonë, përmes "mini-bibliotekave", të ngritura në formën e dritarëzave të vogla, pranë liqenit artificial.
"Ngri një bibliotekë të vogël për të gjithë, fito një bibliotekë të madhe për vete".
Aftësia për ta zhytur veten në trillime letrare dhe leximi me ngadalë dhe me kujdes ndihmon në nxitjen e aftësive të rëndësishme, siç janë të menduarit kritik dhe empatia.
Projekti i Bibliotekës "Little Free" (dhurime të vogla) u nis nga një organizatë jofitimprurëse Amerikane, ndikimet e së cilës janë të dukshme në të gjithë Evropën. Libraritë e vogla të lira funksionojnë me parimin "sillni një libër, huazoni një libër". Ka më shumë se 75,000 librari të tilla të vogla në 88 vende ku miliona libra ndryshohen çdo vit.
Biblioteka më origjinale e këtij lloji është bërë nga një familje në Coeur d'Alene, Idaho. Sharalee Armitage Howard, një bibliotekare, librashitëse dhe artiste, ka vendosur të bëjë një bibliotekë të bukur në një pemë e madhe 110-vjeçare. Pema ishte e kalbur dhe në vend që të prishej dhe shkatërrohej, sot ajo strehon librat në këtë bibliotekë të veçantë. Trungu ishte gdhendur nga brenda, i mbuluar me çati, dhe ndriçimi i brendshëm dhe i jashtëm i japin asaj një pamje vërtet përrallore.
Nisma "Little free" është shtrirë edhe në vendin tonë, përmes "mini-bibliotekave", të ngritura në formën e dritarëzave të vogla, pranë liqenit artificial. Little Free Library operon në Shqipëri nën moton: "Ngri një bibliotekë të vogël për të gjithë, fito një bibliotekë të madhe për vete".
(Përktheu P. Shtini; Portali Shkollor)
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Rëndësia e librave në jetën tonë
Letra e mësueses Aida Haxhiu drejtuar prindërve të nxënësve të klasës së saj kujdestari, për vitin e ri shkollor 2024-2025