Arsimi nëpër botë

Pas Finlandës, Holanda shteti i radhës që ndalon telefonat në klasa: Shpërqendrojnë fëmijët

Në Holandë, fëmijët nuk do të lejohen të mbajnë telefona, tableta si dhe as ora inteligjente, gjatë orarit të mësimit në shkollë. Kjo pasi nxënësit janë të përqendruar në plaftomat online si “Tik tok”, Instagram, duke u shpërqendruar nga mësimi. Urdhri do të hyjë në fuqi më datë 1 Janar 2024.

Në Holandë, fëmijët nuk do të lejohen të mbajnë telefona, tableta si dhe as ora inteligjente, gjatë orarit të mësimit në shkollë. Kjo pasi nxënësit janë të përqendruar në plaftomat online si “Tik tok”, Instagram, duke u shpërqendruar nga mësimi.


Urdhri do të hyjë në fuqi më datë 1 Janar 2024. Ministri i Arsimit në Holandë, Robbert Dijkgraaf gjatë një deklarate, tha se nxënësit duhet të jenë në gjendje të përqendrohen dhe duhet t’u jepet mundësia për të studiuar mirë.


Të përjashtuar nga ky rregull i ri janë fëmijët me nevoja të veçanta të cilët i kanë të nevojshme pajisjet elektronike, pasi i ndihmon për të kuptuar mësimin më mirë.


Njoftimi vjen pas një vendimi të ngjashëm nga Finlanda javën e kaluar, qeveria e së cilës njoftoi se do të ndryshojë ligjin për ta bërë më të lehtë kufizimin e përdorimit të telefonave në shkolla. Vende të tjera, përfshirë Anglinë dhe Francën, kanë propozuar gjithashtu ndalimin e telefonave celularë për të përmirësuar mësimin në shkolla.



©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,756 Lexime
1 vit më parë