Thënie rreth arsimit dhe edukimit
"Analfabetët e shekullit të 21-të nuk do të jenë ata që nuk dinë të lexojnë dhe shkruajnë, por ata që nuk mund të mësojnë, të çmësojnë dhe të rimësojnë.", thotë Alvin Toffler, shkrimtar amerikan. Ndërkohë më poshtë gjeni edhe plotë thënie të tjera për arsimin dhe edukimin.
"Edukimi, virtyti dhe dija, sado e panjohur për shumëkënd, janë gjëja më e ëmbël në jetën e njeriut."
"Edukimi është ai që mbijeton kur gjithçka që është mësuar harrohet."
BF Skinner, psikolog amerikan. (1904-1990)
"Nëse mendoni se arsimi është i shtrenjtë, provoni injorancën."
Derek Curtis Bock, President i Harvardit. (1930)
"Lumturia e njeriut qëndron në edukimin dhe arsimimin, dhe jo në të mirat që jep dhe merr pasuria."
Plutarku, historian dhe biograf helen (rreth 45-120 pas Krishtit)
"Edukimi është fuqi që shëron shpirtin."
"Arsimi është një diell i dytë për njerëzit."
Platoni, filozof helen (427-347 p.e.s.)
"Arsimi është si një kurorë e artë, sepse ka vlerë të madhe dhe ofron përfitime të mëdha."
""Analfabetizmi është nëna e të gjitha të këqijave."
Pitagora, matematikan, filozof dhe gjeometër helen (rreth 570-495 p.e.s.)
"Njeriu lindi barbar dhe u shpengua nga fati i kafshëve vetëm nga edukimi."
Alphonse Marie Louis de Prat de Lamartine, shkrimtar dhe politikan francez (1790-1869)
"Të gjithë e dini se çfarë qëllimi ka shkolla. Kërkon të edukojë njerëz që mund të jetojnë në mënyrë produktive në vendin ku i përkasin. Prandaj duhet të zhvillojë në mënyrë harmonike shpirtin, moralin dhe trupin e fëmijës dhe t'i japë e t'i trajnojë të gjitha njohuritë dhe aftësitë që i nevojiten për të jetuar jetën e sotme."
Alexandros Delmouzos, arsimtar grek (1880-1956)
"Edukimi është një festë e shpirtit, sepse në të ka shumë spektakle dhe dëgjime shpirti."
Sokrati, filozof helen (469-399 p.e.s.)
"Një shtet që nuk ka për bazë arsimin është një ndërtesë mbi rërë."
Adamantios Korais, filolog dhe intelektual grek (1748-1933)
"Aty ku hapet një shkollë, mbyllet një burg."
Victor Hugo, shkrimtar francez (1802-1885)
"Edukimi i vërtetë përbëhet më pak nga doktrina dhe më shumë nga ushtrime."
Jean Jack Rousseau, filozof franko-zviceran (1712-1778)
"Nëse një person nuk merr edukimin që dëshiron nga shoqëria, ai person padrejtësohet nga shoqëria."
Wistan Hugh Oden, poet anglo-amerikan (1907-1973)
"Arsimi, si vendi i pasur, prodhon të gjitha të mirat."
Sokrati, filozof helen (469-399 p.e.s.)
"Ashtu si toka, sado pjellore të jetë, nuk mund të bëjë asgjë pa kultivim, kështu mendja, pa ushtrime, nuk mund të japë fryte të mira."
Plutarku, historian dhe biograf helen (rreth 45-120 pas Krishtit)
"Çdo njeri që ngrihet mbi një nivel të zakonshëm ka marrë dy trajnime: një nga mësuesit e tij dhe tjetri, më personal dhe më i rëndësishëm, nga vetvetja."
Edward Gibbon, historian anglez (1737-1794)
"Kur njeriu merr edukimin e duhur, bëhet një kafshë hyjnore dhe shumë e zbutur. Dhe kur nuk ushqehet dhe edukohet sa duhet apo siç duhet, bëhet gjëja më e egër që ka lindur natyra."
Platoni, filozof helen (427-347 p.e.s.)
"Edukimi, virtyti dhe dija, sado e panjohur për shumëkënd, janë gjëja më e ëmbël në jetën e njeriut."
"Mendoj se ata që janë shkolluar, jo vetëm janë të lumtur dhe e menaxhojnë mirë shtëpinë e tyre, por u bëjnë dobi edhe njerëzve të tjerë."
Sokrati, filozof helen (469-399 p.e.s.)
"Edukimi i fëmijëve është një nga detyrat më të nevojshme dhe një nga të para të prindërve."
"Pasuria pa edukatë dhe virtyt është aq larg nga stolisja e zotëruesit, sa që e bën më të dukshme lakuriqësinë e tij."
"Analfabetizmi është një e keqe më e vogël se edukimi i keq dhe pa metodikë. Është e sigurt se mes analfabetëve është më e lehtë të gjesh një person të virtytshëm sesa midis atyre që janë edukuar pa metodikën e duhur."
Adamantios Korais, filolog dhe intelektual grek (1748-1933)
"Ata që kanë studiuar me kujdes mënyrën e qeverisjes së njerëzve duhet të kenë qenë të bindur se pasuritë e kombeve varen nga edukimi i të rinjve."
"Rrënjët e edukimit janë të hidhura, por frytet janë të ëmbla."
"Tre gjëra nevojiten për edukim: natyra, mësimi dhe ushtrimi."
Aristoteli, filozof helen (384-322 p.e.s.)
"Qyteteve muret, shpirtrave njohuritë që marrim nëpërmjet edukimit, dhe stolisje ashtu edhe siguri u sigurojnë."
Sokrati, filozof helen (469-399 p.e.s.)
"Analfabetët e shekullit të 21-të nuk do të jenë ata që nuk dinë të lexojnë dhe shkruajnë, por ata që nuk mund të mësojnë, të çmësojnë dhe të rimësojnë."
Alvin Toffler, autor amerikan (1928)
"Aq shumë ndryshojnë të diturit nga analfabetët, sa ata që shohin nga të verbërit."
Pitagora, matematikan, filozof dhe gjeometër helen (rreth 570-495 p.e.s.)
"Mendjet krijuese i mbijetojnë të gjitha llojeve të edukimit të keq."
Anna Freud, psikanaliste austriake (1895-1982)
"Edukimi është zbulimi në vazhdim i injorancës sonë."
William James Durant, filozof dhe historian amerikan (1885-1981)
"Arsimi është një gjë e mrekullueshme, por është mirë të kujtojmë herë pas here se asgjë që ia vlen të mësojë dikush nuk mund të mësohet."
Oscar Wilde, shkrimtar irlandez (1854-1900)
"Mënyra më e sigurt për të shkatërruar një të ri është ta mësosh të vlerësojë më shumë ata që mendojnë si ai sesa ata që mendojnë ndryshe nga ai."
Friedrich Nietzsche, filozof gjerman (1844-1900)
"Kushdo që ndalon së mësuari është i moshuar, qoftë njëzet apo tetëdhjetë vjeç."
Henry Ford, themeluesi amerikan i kompanisë Motor Ford (1863-1947)
"Çdo orë e humbur në rini, është një fitim i dëshpërimit për të ardhmen."
Napoleon Bonaparte, perandori francez (1769-1821)
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Si lindi shkolla, një nga institucionet më jetëgjata të qytetërimit tonë?
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Ekuinoksi pranveror, dita barazohet me natën