Orë e hapur mësimi në klasën e parë, lënda abetare
Kjo orë model është zhvilluar në klasën e parë D në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqyetet me mësuese Irena Çuçi. Prezantim dhe punim i tingullit dhe shkronjës C c.
Fusha: Gjuhë dhe komunikim
Lënda: Abetare
Shkalla: E parë
Klasa: I-D
Tema mësimore: Prezantim dhe punim i tingullit dhe shkronjës C c. Abetare f.80.
Situata e të nxënit: Vëzhgojnë në video projektor filmin për trumcakun (3 min).
Rezultatet e të nxënit të kompetencave gjuhësore dhe sipas temës mësimore.
- Përdor fjalorin e duhur për të komentuar figurën e dhënë.
- Ndjek udhëzimet e dhëna në lidhje me temën.
- Bashkëpunon pavarësisht prejardhjes dhe nevojave të veçanta, për të realizuar punën e përbashkët.
- Kontrollon mjetet, materialet dhe kohën që ka për kryerjen e detyrës.
- Flet për situatën e dhënë në filmin me trumcakun.
- Njeh tingullin dhe shkronjën C,c.
- Dallon shkronjën C, c në struktura fjalësh, me ndihmën e figurave.
- Qarkon shkronjën C, c në pozicione të ndryshme të fjalës (nistore, në trup dhe fundore).
- Shkruan shkronjën e madhe dhe të vogël të shtypit C, c sipas modelit.
- Ndan në rrokje fjalët e fjalorit dhe formon fjali me to.
- Lexon globalisht fjalët.
(Portali Shkollor)
“Ditari i karrierës”, udhërrëfyes për nxënësit e klasave të 9-ta në drejtim të zhvillimit personal dhe profesional
Vlerësimi i nxënësve në klasat 1-3, bazuar në udhëzimet përkatëse
Teste vlerësimi për klasën e parë