Vlerësimi i nxënësve në klasat 1-3, bazuar në udhëzimet përkatëse
Vlerësimi i nxënësve, bazuar në udhëzimet përkatëse. Qëllimi kryesor i vlerësimit të nxënësit është të mbështesë të nxënit dhe përparimin e nxënësit...
Qëllimi i vlerësimit të nxënësit:
-Qëllimi kryesor i vlerësimit të nxënësit është të mbështesë të nxënit dhe përparimin e nxënësit.
-Ky qëllim përmbushet nga kombinimi i vlerësimit për të nxënë dhe i vlerësimit të të nxënit.
-Mbështetet në Kornizën e vlerësimit të nxënësit në arsimin parauniversitar.
Vlerësimi për të nxënë i nxënësit kryhet nëpërmjet:
a. Vlersimit të vazhduar
b. Vlerësimit me test/detyrë përmbledhëse
c. Vlerësimit të portofolit të nxënësit.
Vlerësimi për të nxënë i nxënësit kryhet nëpërmjet:
Vlerësimit periodik
Vlerësimit të vazhduar
Vlerësimi i nxënësve në klasën I-III për arritjen e kompetencave të fushave të të nxënit kryhet me përshkrim në periudha periodike tremujore. Ai realizohet me 5 shkallë vlerësimi:
Niveli 1: Arritje të pakënaqshme
Niveli 2: Arritje që kanë nevojë për përmirësim
Niveli 3: Arritje të kënaqshme
Niveli 4: Arritje shumë të kënaqshme
Niveli 5: Arritje të shkëlqyera.
Vlerësimi përfundimtar kryhet sipas ndarjes:
Vlerësimi i vazhduar përbën 45% të vlerësimit. Ky vlerësim mbështet në përgatitjen e nxënësit dhe detyrat që ai bën në shtëpi 15%, si dhe në punët e detyrat me shkrim që kryen nxënësi në klasë dhe përgjigjet që ai jep me gojë 30%
Vlerësim i punimeve dhe i produkteve përbën 25% të vlerësimit përfundimtar dhe vlerëson punën e pavarur, bashkëpunimin me nxënësit e tjerë, pjesmarrjen në projekte dhe veprimtari të tjera që zhvillohen në klasë, si dhe nismat e tij individuale.
Vlerësimi i rezultateve në testime dhe në detyra, kontrolli përbën 30% të vlerësimit përfundimtar.
Në fund të vitit, pas përfundimit të vlerësimit të tretë përshkrues, mësuesi përmbledh përparimin vjetor. Vlerësimi përfundimtar i nxënësit për secilën lëndë, bëhet në fund të vitit shkollor.
(Material i shkëputur nga IZHA)
“Ditari i karrierës”, udhërrëfyes për nxënësit e klasave të 9-ta në drejtim të zhvillimit personal dhe profesional
Si bëhet vlerësimi i nxënësve në Arsimin Fillor?
Teste përmbledhëse për klasën e dytë në të gjitha lëndët, periudha e parë