Model ditari për karrierën

“Ditari i karrierës”, udhërrëfyes për nxënësit e klasave të 9-ta në drejtim të zhvillimit personal dhe profesional

Alketa Beqiraj, mësuese koordinatore e këshillimit për karrierën në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” Kukës, ka përgatitur “Ditarin e karrierës”, një udhërrëfyes inovativ që ndihmon nxënësit të zbulojnë interesat, të zhvillojnë aftësitë dhe të planifikojnë të ardhmen profesionale.

Shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Kukës ka prezantuar projektin inovativ “Ditari i karrierës”, një burim gjithëpërfshirës për orientimin e nxënësve drejt arsimit të mesëm dhe profesionit të ardhshëm. Ky material edukativ është përgatitur nga Alketa Beqiraj, mësuese koordinatore e këshillimit për karrierën në këtë shkollë.


Punimi përqendrohet në edukimin për karrierë dhe është dizajnuar për të ndihmuar nxënësit të zbulojnë interesat, të zhvillojnë aftësitë dhe të planifikojnë të ardhmen e tyre profesionale. Ditari përfshin një analizë SWOT, udhëzime për shkrimin e CV-së, intervista me profesionistë dhe pyetësorë për rëndësinë e vullnetarizmit. Po ashtu, nxënësit mund të eksplorojnë karriera të ndryshme përmes vizitave në shkolla profesionale dhe panaire të profesioneve.


Ky material shërben si një burim i vlefshëm jo vetëm për nxënësit, por edhe për mësuesit që drejtojnë procesin e orientimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së brezit të ri për sfidat e tregut të punës.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

881 Lexime
3 ditë më parë