KËSHILLA

Ora e mësimit duhet konkretizuar/personalizuar

Mësimi duhet të jetë intersant, i mbushur me fakte, opinione, diskutime, kundërshtime, pyetje, argëtim, njohuri shkencore, debate konstruktive. Por, si mund të realizohet kjo?

Mësimi duhet të jetë intersant, i mbushur me fakte, opinione, diskutime, kundërshtime, pyetje, argëtim, njohuri shkencore, debate konstruktive. Por, si mund të realizohet kjo?


1. Personalizoni

Fëmijët duhet të shohin veten e tyre të përfshirë në procesin e mësimdhënies. Kjo i ndohmon ata të kuptpjnë më mirë mësimin. Kur disa mësime i personalizoni, atëherë do jetë shumë më lehtë për ta.


2. Përfshini në diskutim edhe interesat/muzikën/hobet që ndjekin 

Sigurisht që nxënësit tuaj janë të përfshirë me muzikën e fundit, kinematografinë, novelat, emisionet pop-culture. Përpiquni të integroni interesat e tyre, sepse kjo do e bëjë më të këndshëm mësimin dhe me më shumë produktivitet. Sapo t’i përmendni një këngëtar të preferuar, do e merrni menjëherë vëmendjen e tyre. 


3. Pranoni të gjitha llojet e opnioneve/mendimeve/këndvështrimeve

Kontraversalia tërheq vëmendjen e gjithkujt. Konflikti është çelësi i çdo historie libri, filmi dhe teatri. Gjithçka zhvillohet mbi një bazë konflikti. Dualiteti, ajo që është kontraversale inspiron nxënësit. Një fund ‘i pasigurt’ apo mbi të cilin ngrihen pyetje, stimulon kuriozitet. Secili në funde të hapura jep opinionin/këndështrimin e tij.


3. Secili nxënës duhet të përfshihet në diskutim, edhe më i painteresuari

Mos ngrini vetëm nxënësit që janë të gatshëm të përgjigjen. Por, pjesë e proçësit mëimor duhet të bëhë të gjithë. Dukë i përmendur emrin, nxënësi ‘ndjen detyrimin’ të kthejë një përgjigje. Edhe ai më i painteresuari qoftë, dhe më tej do e ndjekë me shumë interes diskutimin, tek i cili ishte dhe vetë i përfshirë. 



(P.Shtini; Portali Shkollor)

4,113 Lexime
5 vjet më parë