REFLEKSION

Nuk jemi ne përpara, por jeni ju prapa

Duhet të kërkojmë kushte për fëmijët tanë ose të paktën të sigurohemi, se fëmija ynë është i sigurtë në atë klasë. Profesionist të bën përvoja dhe praktika. Sa për motivim, ai nuk është i mjaftueshëm...

Më thuaj si jemi ne në krahasim me vendet e BE-së, përsa i përket trajtimit të fëmijëve me nevoja të veçanta? 

Nuk ka fjalë, flet vetë puna, shih e shkruaj. Mos të them dhe tjetrën, se po humbasim edhe të aftët. Ja fillojmë nga kopshti: 

Fëmija i thotë prindit “mora yll sot”. Shumë mirë! Çfarë mësove, pse ta vendosi yllin, “ja qëndrova dy orë, më urtë se asnjë, në karrige pa lëvizur fare”. Prandaj të qenkan skuqur faqet se ishit dhe në diell… 


Ty s`do të jap dhuratë se ke bërë shumë mungesa. Edukatorja me një fjalë goje shkatërron gjithë lumturinë e fëmijës, gjatë festës së Vitit të Ri, se nuk kishte nevojë për lodra, por që të kalonte një ditë ndryshe me shokët e tij. Ndërkohë që mund t`i jepte një përqafim, se kishte kohë që s`e kishte parë, pasi fëmija kishte qenë i sëmurë. Që atë ditë s`pranoj të shkojë më në kopsht prej sjelljes, se i mungoi ajo fjalë e ëmbël. Ishte përgjegjesja e kopshtit, s`ishte as edukatorja e vet.


Te lojrat verore fëmija i thotë drejtuesit. Pse nuk fitojmë dhe ne, pse grupi portokalli më pak. Gjithmonë fitojnë ata të grupit të shqiponjave. Ndërkohë që gjithë rrugën nga kampi deri në shtëpi fëmijët shkonin gjithë nerva, duke rrahur këmbë e dhëmbë, kur flisnin dhe duart dhe krahët i shkundnin nga inati. Dhe fëmijët e grupeve të tjera, se ishin disa grupe, shokë/shoqe shkolle/lagjeje njiheshin. Njëri grup fitonte dhe gëzoheshin, grupe e tjera zemroheshin. Fëmijët janë të gjithë fitues. Pa të keq drejtuesi i përgjigjet, “Që të zësh vend të parë duhet ta kesh mirë me mua, take dorën.” Dhe përplasin duart. Që nga ajo ditë jo vetëm që nuk shkuan më, por s`pranojnë as të regjistrohen në ndonjë aktivitet tjetër, sepse nuk gjejnë ngrohtësi. Ku shumë mirë nëpër ato aktivitete minutazhin e fundit kur përzgjedhin fituesin mund t`i kërkojnë fëmijët me radhë ditë pas dite që t`u tregojnë diçka të bukur nga jeta e përditshme moshatarve të tyre, mund t`i angazhojnë, t`u heqin dhe emocionet etj, etj. 

Tani kam kursin dhe s`kam mësuar asgjë, thotë njëra nga vajzat e gjimnazit.

Shyqyr Zotit, ia kthen tjetra.

Shyqyr Zotit që s`ka mësuar e ngacmon, gocën që foli.

Jo, jo!  Shyqyr Zotit që është në kurs, ia ktheu, se i mëson dhe më vonë. Mjafton të jetë prezent, kur t`i duhen e di se ku mund të kërkojë. Çfarë të bëjmë ne që s`kemi mundësi? 


Ajo që ishte në klasë të katërt e vazhdoi kursin, por e la sepse i fliste mësuesja, pse s`ma thua bukur. Që ta thotë bukur e ka vazhduar kursin që t`ia mësosh, se po ta dinte nuk shpenzonte lekët kot, s`i kanë tepruar. Nuk mësohet duke ngritur zërin, se i trembni fëmijët.   


Në nëntëvjeçare fëmijët rrethojnë mësuesen e vizatimit. Çfarë ka dashur të thotë shoku ynë me këtë vizatim të bukur dhe të veçantë. Asgjë kot pa lidhje u kthehet mësuesja, mbase ku e ka pasur mendjen te plotsimi i regjistrit apo letrat e veta. Ajo mund të ishte përgjigjur ëmbël-ëmbël, shumë bukur, je talent, që t`ia shtojë imagjinatën fëmijës dhe jo t`ia ndërpresë. Vizatimi i tij ishte impresionues, si kartolinë, për doçkat e tij të vogla, në klasë të pestë fëmijët. 


Ajo vajza shkruan bukur poezi, shkrimin e ka si kompjuter, do ta motivosh pak. Poezia sa orë  mësimi ka, një periudhë është, pastaj e ka shkrimin e mirë, por… fëmijës që të kënaqet syri kur ja sheh shkrimin, dhe të befason me poezitë e saj. A lodhet mësuesja, po t`i thotë se ke shkrim shumë të bukur, shkruan poezi të bukura, që ta motivojë sado pak fëmijën.   


Në gjimnaz do t`i thotë mësuesja nxënësit, “Çfarë ke dashtë me thënë me këtë ese?, Ku ke dashtë me dalë?” ndërkohë që shumë mirë mund t`i kishte thënë; Të lumtë! Eseja jote është shumë e bukur! Ke mundësi për më shumë. Ke shumë botë. Do ta lexosh dhe njëherë vetë, në mënyrë që të shtosh dhe ndonjë gjë/detaj tjetër, kështu dhe mësuesja e kishte gjetur se ku ka dashtë me arrit fëmija dhe se çfarë ka dashtë me thënë. Disa herë as të rriturit nuk e dinë se ku duan me dalë kur shkruajnë, por  kur e rilexojnë e kuptojnë dhe e risistemojnë. Janë të çastit momentet dhe mendimet, varet nga situatat që përjetojnë dhe çfarë “ua vret apo si ua vret veshin”. Mund ta këshillojë/t`i këshillojë që mos i hidh/ni punimet tuaja, se mbase kur të kesh/ni kohë të lirë apo t`ju mbushet mendja do të keni dëshirë t`u hidhni një sy, se fletore nuk kanë por punimet e tyre afërsisht si esetë, ata janë të rritur, mund t`i ruajnë te minibibliotekat e tyre. 

Ishte shumë gjë e bukur kur një deputeti i thanë në një intervistë se kur ishe në gjimnaz shkruaje bukur, kemi lexuar disa nga letrat e tua shkollore. 


Ja disa vargje të fëmijës në klasë të gjashtë dhe të tjetrit klasë e katërt mendoni se çfarë kanë dashtë të përcjellin me ato mesazhe, në atë moshë, ata as vetë nuk e dinë për momentin dhe këto lloj detyrash u humbasin fëmijëve tanë, nëpër fleta apo detyra dosido klase, shtëpie, copa letre kur i plotësojnë gjatë kohës së lirë në klasë etj, duhet të kenë një fletore ditar me detyrim. Ku të gjitha punimet e tyre t`i ruajnë jo t`i rishkruajnë, por t`i presin bukur me gërshërë dhe t`i ngjisin te fletorja ditar që kur të rriten i kanë që nga klasa e parë e në vazhdim fjalët dhe mendimet e tyre plot dashuri. Goca klasë e shtatë tani, se mbaroi e gjashta po i ruan vetë në fletoren e saj ditar, nuk besoj se e humbet më atë bllok ajo, i ka poezitë që të klasës së katërt. Edhe ajo do t`i kishte humbur po të mos interesohej mami i saj për të, ndërsa Arbri u mërzit kur e pyetën se ku i ke poezitë e bukura dhe deyrat krijuese që të ka vlerësuar mësuesja, por  ja ruan mami i vet për momentin, dhe fëmijëve të tjerë duhet t`ua ruajnë prindërit punime të tilla, se ata janë të vegjël e kanë mendjen te lojrat dhe dëshirat e tyre të shumta, ka prindër që s`i kontrollojnë dot se janë të zënë me punë, kanë mësues ndihmës apo ua bëjnë detyrat në shkollë fëmijët. Prandaj t`ua kërkojë mësuesja fletoren ditar, derisa të sigurohet se fëmija nuk e ndan më ditarin nga jeta e përditshme sepse do të fillojë duke i pëlqyer vetë.  

Titulli që u jep mësuesja në klasë të gjashtë; Është lumturi e madhe t`i bësh mirë tjetrit

“Shumë njerëz e dinë që është lumturi e madhe të bësh mirë, por jo të gjithë, kudo që janë kanë të njëjtin mendim. Disa njerëz grabisin madje edhe vrasin vetëm për para, kurse disa të tjerë sakrifikojnë edhe  veten e tyre për njerëzit që duan. Unë mendoj se njerëzit e këqinj duhet të ndihmohen nga njerëzit e mirë. Ata, vërtetë kanë qenë të këqinj në të shkuarën, por ata mund të jenë një ndihmë e madhe për shoqërinë në të ardhmen. Secili prej nesh duhet të ndihmojë....”. 

Fëmija i klasës së katërt, temë të lirë, Arbri zgjodhi;  Ylli 

“Sa i bukur atje lart/në universin e pafund/Me mijra e mijra shokë/universin e patrullojnë.” 


Nejse provimin e kam bërë për dhjetë, - i thotë gjimnazisti prindit, nëntën të paktën e meritoj, por mësuesi/ja vetëm emrin do të më shohë, ndërsa nota… Hë, - i kthehet prindi, për pjesën e parë s`jam dakort, se dhjeta e ka skajin larg. Po të jesh jashtë shtetit nuk ka dhjeta, ose rast i rrallë dhe në nëntëvjeçare, jo më në gjimnaz dhe në shkollë të lartë. Ndërsa për pjesën e dytë të fjalisë, se mësuesi/ja sheh vetëm emrin ekziston, e pranoj, ka mësues/e të tillë. I kemi mësuesit/et tolerant. “Mësuesit janë tolerantë.” - u tha gjatë një punimi në konferencë. Mjafton të dish për vete, kjo është kryesorja. Njerëz të tillë, i shohim dita-ditës se si po “ndriçojnë” me llambat që i kanë ndezur vetë në këto lloj mënyrash. Këto janë disa raste negative/demotivimi në shkollat tona dhe të mendosh, se po trajtojmë fëmijët me nevoja të veçanta. I bie se po bëjmë dhe ata të rregulltit me nevoja të veçanta me sjelljet tona.


Dhe disa pyetje për ata me nevoja të veçanta meqë ishte fjala se s`i jemi në krahasim me BE-në.

1. A duhet të ketë mbaruar mësuesinë përkatëse, mësuesi ndihmës për nxënësit me nevoja të veçanta? I bie që nëse fëmija është në arsimin fillor, dhe mësuesi ndihmës duhet të ketë mbaruar CU-ët si profesion.  Patjetër që po. Mësuesi i kimësë, fizikës, matematikës vetëm se është pa punë, do të merret me një me nevoja të veçanta, gabim kjo.  

2. Sa ka dhe a ka mësues shkence që janë ndihmës për nxënësit me nevoja të veçanta.         Shumë.

3. A duhet të bëjnë ditar mësuesit ndihmës si mësuesja kujdestare e klasës, përveç PEI-it?

Mendoj që po, pasi mësuesja ndihmëse duhet të jetë për të gjitha orët jo vetëm për një orë, në CU, sepse dimë që fillorja është baza e shkollimit, alfabeti i dijes.

4. A mund ta bëjë këtë gjë një prind që shoqëron fëmijën e tij?

Mendoj që jo dhe asnjëherë, prindi ka nevojë për “psikolog” për vete, ta heqë nga mendja sytë për disa orë fëmijën.

5. A duhet të kenë shkollat tona një klasë të veçantë të kompletuar, të mbushur, me mjete, lodra, përfshi dhe ngyrat e bukura nëpër mure, ku fëmijët me nevoja të veçanta mund të kalojnë pak kohë, sa të humbasin mendjen në momente krize ose padurimi? Pse jo mësuesi ndihmës i përsërit dhe orën e mësimit duke biseduar me të, nëse ka bërë ditarin e asaj dite kuptohet. Përfshi dhe dyshemenë me tapet të gjelbërt/të butë ku fëmijët mos të vriten.

Mendoj që po, në këtë pjesë investojnë dhe prindërit, për ruajtjen e qetësisë së fëmijëve të tyre dhe këtu del në pah dhe ndihma për shkollën si qendër komunitare.

6. A mund t`i nxjerrin jashtë mësuesit ndihmës disa prej fëmijëve me nevoja të veçanta, që t`i shëtisin pak?

Jo sepse ata sapo të dalin, duan të luajnë, të vrapojnë, të kërcejnë, të shtrihen dhe me keqardhje s`kanë se ku, ose nuk do t`i lënë mësuesit ndihmës, prandaj duhet ajo klasë dhe për mësuesit ndihmës në ndihmë të punës së tyre.

7. A mendoni se është e domosdoshme ajo klasë e veçantë për ata fëmijë?

Mendoj se po, sepse fëmija do të fokusohet diku, duke u tërhequr nga larmishmëria e lodrave dhe ngjyrave, madje mund të ketë dëshirë të vizatojë/imagjinojë,  krijojë/ndërtojë me formueset lego, plotëson dhe fantazinë e tij në ato momente.

8. A mundet një mësues/e praktikant/e (stazhier me detyrim), që të menaxhojë klasat kur mungojnë mësuesit kujdestar (në CU-ët gjithmonë)?  Shumë e vështirë. 

9. A vendoset në pozitë një mësues/e praktikant/e (stazhier me detyrim), që të kalojë te klasa tjetër pesë minuta pa filluar mësimi, pa e ditur se çfarë lëndësh kanë ose më e keqja pa ditur as temën e mësimit ndërkohë që s`e ka as me detyrim, dhe vihen në pozitë dhe drejtori dhe mësueset e tjera?

Mendoj se po, nxënësit duan sa më shumë punë që t`i menaxhosh. 

10. A duhen jo një por dy mësues zëvendësues me përvojë, nëpër të gjitha shkollat, e qyteteve të mëdha, ku numri kalon tridhjetë e lart nëpër klasa (varet nga numri i klasave), herë tre, herë katër klasa paralele, se njerëz janë dhe mësuesit, sëmuren rastësisht, aksidente apo raste vdekjesh, në mënyrë që të mos vihen në vështirësi dhe përgjegjësit e institucionit?

Patjetër që po. Epo kur ishte ajo praktikante u sëmurën me radhë mësueset, aksidente, raste vdekjesh, fatkeqsish etj, mbase që të kuptojë më mirë se si funksionon puna në shkollë me vështirësitë dhe bukuritë e saj gjithashtu. 

11. A ka mësues/e zëvendësues nëpër të gjitha shkollat?    Jo!

12. A duhet të paguhen praktikantët për punën e tyre, sidomos për ditët si zëvendësuese?

Mendoj se po.

13. A është një mënyrë motivimi pagesa?  Patjetër që po.

14. A s`do t`ia dijë mësuesi, kur nuk motivohet?  Varet nga ndërgjegjja e tij.

15. A mund ta edukojë, ta ndërgjegjësojë tjetrin një individ i pandërgjegjshëm për vete?

Asnjëherë. 

16. A ka faj mësuesi kujdestar me një fluks të tillë nëpër klasa? 

Jo, s`ka çfarë të bëjë, se as “talentin” e klasës nuk e ul dot, pasi nga gëzimi se i mbaroi i/e pari/para do të lëvizë ose do që t`ia korigjosh ose duhet ta vendosësh prapë në punë.

17. Mirë se notat po ja nxjerr të gjitha dhjeta, se t`i merr me zor, po te sjellja, te sjellja çfarë do t`i shkruash? Me sjelljen e tij/saj s`i meriton dhjetat. Jam shumë kurioze.


Fëmijë të tillë kur duan dhe mësuesja ka takt/stil me to, u përshtatet atyre  dhe klasën ta mbajnë në qetësi me aftsitë e tyre, i vënë të gjithë në rresht dhe me rregull. Kur të kalojë me shumë mësues nuk do ndjehen, sepse do të kenë dhe më shumë mësime, u rritet ngarkesa mësimore, nuk lodhen duke mësuar/kërkuar/zbuluar këta tipa, se me një mësues siç janë klasat e Arsimit Fillor, vështirë t`i përballosh gjithë ditën, vërtetë lodhje e madhe. Dy mësues duhen nëpër klasa dhe me fëmijë normal kur ke kaq shumë.


Për fëmijët me nevoja të veçanta nëpër klasa, meqë fatkeqësia kryesore e prindërve të tyre është fëmija i tillë, ata kanë dhe një fatkeqësi dhe më të madhe, që është ekonomia e dobët familjare, për shumicën e tyre. Nisur nga kjo ata nuk e ngrenë dot zërin. Dhe pasoja tjetër e kësaj është se fëmijët normal, fëmijët tanë në këtë rast nuk marrin arsimimin e duhur, u ikën dëshira për të kërkuar, reflektuar, nuk kanë mundësi as mësuesit për t`i përballuar, sepse u duhet të plotësojnë dhe letra pa fund, ndërkohë që shumë mirë atë kohë mund ta zëvendësojë duke u marrë me nxënësit, prapë viktimë ngelet fëmija, por dhe prindërit e fëmijëve normal. 


Prandaj:

- Duhet mësuesi ndihmës në ato klasa ku ka fëmijë me nevoja të veçanta qoftë dhe të shkallës më të lehtë, në të mirë të fëmijëve me nevoja, por që përfitojnë të dy grupet. Lëre pastaj ndihma që u jepet kur një mësues ndihmës ku ka mbi pesë-gjashtë fëmijë.

- Duhet ulja e numrit të nxënësve nëpër klasa jo më shumë se 30 nxënës, ku në fillim të vitit e nisin shkollën 30, por deri në fund të vitit numri shkon mbi 36.

- Duhet të kërkojmë kushte për fëmijët tanë ose të paktën të sigurohemi, se fëmija ynë është i sigurtë në atë klasë, duke ditur që autikët nuk e konceptojnë dot fjalën, “shok”, “njeri”, pra për ata nxënësit janë si lodra. Dhe në bankën e fëmijës autik, si në bankat e tjera gjen mjetet shkollore, ndërmjet të cilave dhe një gërshërë, një kompast, një vizore të gjatë, duke pasur parasysh, se mund t`ia dëmtojë syrin fëmijës tjetër dhe me një laps. Këtu prapë janë më të rrezikshëm hiperaktivët, sepse s`i heqin nga duart, u hanë duart që t`i mbajnë mjetet shkollore nëpër duar dhe të luajnë me to gjithë kohës. Kemi dhe raste të rënda aksidentale. Kur do t`i marrim masat? - vetëm kur të na ndodhë fatkeqësia kuptohet si gjithmonë.


Mësuese si thuhet fjala “quhet/quhem” në anglisht?

Name ose call, called, diçka e tillë. Nuk e di, besoj se nuk ka përkthim ekzakt, shqipja ka shumë fjalë që nuk përkthehen në anglisht, por jepet shpjegimi me përafërsi. A ka më shumë shkronja alfabeti shqip, se anglishtja dhe italishtja që po mësoni ju. Ne jemi të veçantë si popull në shumë drejtime, jemi dhe më të mirët prandaj. S`kemi lindur kot në Shqipëri ne apo jo.

Sa shumë na the mësuese, ti nuk e di atë. Jo, nuk e di! Pyesni mësuesen e profilit, të anglishtes, se nuk j`ua shpjegoj dot. Sepse çdo mësues di në profilin e tij, por të Arsimit Fillor janë “gjeni” se i dinë të gjitha profilet. Sa përpara jeni o fëmijë, me dy gjuhë të huaja që në klasë tretë, me telefona, me aipada, kompjutera etj. Ju jeni në klasë të katërt dhe akoma nuk dini të shkruani shqip. 

“Mësuese nuk jemi ne përpara, por jeni ju prapa, ia ktheu Arbri”

I kujtohet zysha e temës së diplomës në Bahchelor, ishte nga lëndët shkencore, ndërkohë që ajo pëlqente shkrimin dhe lëndët shoqërore, motivimi për studenten ishte?!...biles i tha që t`i hiqte esetë nga jeta e përidtshme.

Sot ka pak profesionistë dhe në fakt është shumë e vërtetë, sepse po i shkatërrojmë vetë dhe ata pak që na kanë ngelur, me sjelljen tonë, me kulturën tonë, me kushtet që u ofrojmë, dhe me sfidat që po kalojnë çdo ditë në punën dhe në jetën e tyre. Profesionist të bën përvoja dhe praktika. Sa për motivim te ne, nxënësit s`i motivojnë as disa prej mësuesve të tyre që kanë pasur një kurrikul të pasur për sjelljen në profilin e tyre, jo më prindërit, varet te arsimimi i tyre.  


“Mirësi Hyjnore na zgjidh atë nyje, që në grykë njerëzimit përherë i ngel.“Filozofia” për kë merr vesh, vetëm njërës anë s`i bihet, natyrës dhe artit vetë i bëni dhunë.”   (Citat i shkëputur nga Komedia Hyjnore e Dante Aligerit)



Drita (Gjaci) Topjana, qershor 2019, mësuese e Arsimit Fillor

3,335 Lexime
5 vjet më parë