Një ligj i ri filipinas kërkon që të gjithë studentët të mbjellin 10 pemë në mënyrë që të diplomohen
Nxënësit dhe studentët në Filipine duhet të mbjellin të paktën 10 pemë në mënyrë që të mbarojnë shkollën fillore, shkollën e mesme dhe universitetin. Nisma vjen nga një projekt-ligj i miratuar nga Kongresi i Filipineve në fillim të këtij muaji.
“Mbill pemë, nëse dëshiron të diplomohesh” - kjo është një mënyrë efikase se si mund të mbillen 175 milionë pemë brenda një viti! Kështu të paktën është menduar të veprohet në shtetin e Filipineve.
“Kongresi i Filipineve ka miratuar zyrtarisht një projektligj ku thuhet se të gjithë studentët e shkollave fillore, të mesme dhe të universitetit duhet të mbjellin të paktën 10 pemë në mënyrë që të diplomohen”, thuhet në stacionin ndërkombëtar televiziv, CNN.
Sipas projekt-ligjit pemët mund të mbillen në pyje, rezerva, zona urbane, vende të braktisura minierash, ose në një territor indigjen. Sipas CNN, pemët duhet të jenë gjithashtu të përshtatshme për klimën e zonës, dhe preferohen llojet autoktone të pemëve.
Qëllimi i projekt-ligjit është promovimi i "përgjegjësisë ndër-gjeneruese" mbi mbrojtjen e mjedisit. Konkretisht projekti quhet "Trashëgimia e Diplomës për Aktin e Mjedisit" dhe ai është prezantuar nga kongresmeni, Gary Alejano.
(Përktheu N.Allkja Biçaku, Portali Shkollor)
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Rëndësia e librave në jetën tonë
Letra e mësueses Aida Haxhiu drejtuar prindërve të nxënësve të klasës së saj kujdestari, për vitin e ri shkollor 2024-2025