Ç’është “sëmundja ngjitëse e puthjes”? Si të mbrohemi?
Periudha e sëmundjes mund të zgjasë deri në gjashtë muaj. Trajtimi mjekësor bëhet për lehtësimin e simptomave (antitermik, analgjezik) por, mbi të gjitha, kjo sëmundje kërkon pushim.
Pyetja e adoleshentit: Ç’është “sëmundja ngjitëse e puthjes” dhe ç’duhet të bëj për të mos u infektuar?
Përgjigjen specialistët:
Mononukleoza, e njohur si “sëmundja e puthjes”, quhet kështu, sepse transmetohet kryesisht nga pështyma. Është një lloj infeksioni që shkaktohet nga virusi Epstein-bar, i cili ka simptoma të ngjashme me ato të gripit, por me dy shenja identifikuese të dallueshme: inflamacion të gjëndrave të sqetullave, të fundbarkut, të grykëve ose të zonave të tjera të trupit, të shoqëruar me një ndjenjë të vazhdueshme lodhjeje.
Kjo sëmundje diagnostikohet nga një analizë gjaku. Një nga organet më të prekura janë gjendrat e pështymës. Kjo sëmundje është e shpeshtë tek adoleshentët, sepse merret kryesisht me anë të puthjes, si dhe nga tështimat apo çdo lloj kontakti me pështymën e infektuar.
Periudha e sëmundjes mund të zgjasë deri në gjashtë muaj. Trajtimi mjekësor bëhet për lehtësimin e simptomave (antitermik, analgjezik) por, mbi të gjitha, kjo sëmundje kërkon pushim.
Mënyra më e mirë për ta parandaluar, është shmangia e kontaktit me personin e infektuar. Në shumicën e rasteve kjo sëmundje nuk lë pasoja e as ndërlikime shëndetësore.
(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS)
Puberteti dhe adoleshenca, 2 koncepte të lidhura ngushtë
Sporti ndikon pozitivisht në shëndetin e adoleshentëve
Shoqe me mamin? Jo, është e pamundur!