MËSIMI POST COVID

Ndryshimet pozitive që ka pësuar mësimdhënia për shkak të pandemisë

A do na bëjë pandemia njerëz më të mirë dhe më të përgjegjshëm? Pandemia ka ndryshuar në mënyrë drastike shumëçka, veçanërisht në arsim. Mësuesit janë përpjekur për zgjidhje krijuese...

A do na bëjë pandemia njerëz më të mirë dhe më të përgjegjshëm? Pandemia ka ndryshuar në mënyrë drastike shumëçka, veçanërisht në arsim. Mësuesit janë përpjekur për zgjidhje krijuese. Megjithë kurbën e pjerrët të të mësuarit, ata kanë zbuluar se shumë praktika ia vlen të vihen në zbatim. 



Inovacioni në teknologji

Në këtë periudhë, përmes teknologjisë, mësuesit e kanë menaxhuar më mirë dhe në mënyrë më efikase ngarkesën e tyre. Ata kanë zbuluar se në Google Classsroom apo në Google Zoom ka hapësira të posaçme për detyrat e klasës, të shtëpisë, për vlerësimet, për bisedat në grup, për takimet jashtëklase. Pra, gjithçka funksionon në të njejtën mënyrë si në mësimdhënien fizike. 

Përdorimi i shpeshtë i klasave virtuale, ka ndihmuar mësuesit të kenë një akses më të mirë me teknologjinë. Ata janë më të familjarizuar me të, e rrjedhimisht do të jenë më të përgatitur në të ardhmen, për të marrë përsipër projekte të rëndësishme e serioze. 



Përdorimi i videos për të rritur të mësuarit


Mësuesit kanë zbuluar se aftësia për video ka rritur shkathtësinë e tyre. Mësuesit mund t’i regjistrojnë leksionet e tyre dhe çdo nxënës që nuk ka mundur të jetë prezent, e ndjek në një moment të dytë. Mësuesi krijon në këtë mënyrë një hapësirë të tijën me të gjitha temat e dokumentuara. Në vend të një mësimi të gjatë dhe të lodhshëm në word, ata e kanë të dokumentuar në formën audio.



Takime në mënyra krijuese


Konferencat me video kanë ndryshuar në mënyrë drastike mënyrën sesi i qasemi botës. Takime virtuale me prindër, projekte, prezantime online, mbrojtje temash, i kanë bërë shumë më fleksibël raportet ndërnjerëzore. Tashmë prindi nuk duhet të marrë leje në punë për të ndjekur një mbledhje. Një student nuk rend pas urbanit për të kapur orën e prezantimit të detyrës së kursit. Të gjithë janë më komodë.



 Mësimi online është perfekt për nxënësit e ndrojtur

 

Mësuesit kanë vërejtur se disa nxënës kanë lulëzuar gjatë mësimit online. Disa prej tyre iu janë përshtatur më së miri mësimit online. Shumë nxënës ndiejnë siklet kur ngrihen në mësim sepse janë të ndrojtur, apo kanë emocione. Duke komunikuar në privatësi të plotë me nxënësin, ai ndihet shumë më i sigurtë.  



Përqafimi i formave alternative të të mësuarit 


Kur mësimi u zhvendos nga modeli tradicional tek të mësuarit virtual, mësuesit e kuptuan që disa gjëra do të duhej të bëheshin ndryshe. Ritmi i vetë nxënësit është shumë i rëndësishëm. Besohet tek një përgjegjësi të vetëfituar nga nxënësi gjatë kësaj periudhe, gjë që do t’i shërbejë më vonë. Pra, nxënësit mësohen të pavarur. 



Eleminimi i përdorimit të fletoreve


A do të përdoren në të ardhmen fletoret, blloqet e trasha, të cilat janë të pamundura të mbahen nga një fëmijë 6-10 vjeç? A do të zëvëndoset pirgu i madh i fletëve të evidencave të mësuesit me një i-pad? Ende është herët për të thënë…



Vendosja e kufijve personalë  


Dy terma po i dëgjojmë shumë shpesh: Vetëkujdesi dhe ekuilibri mes jetës dhe punës. Kjo do të thotë që fundjava është për veten dhe familjen. Përgjegjësitë shtesë janë pjesë e së kaluarës. 



Vendosja e maskave kur është e nevojshme dhe respektimi i kushteve të higjenës


Mësuesit pranojnë që edhe pas COVID-19, përdorimi i maskave është i nevojshëm. Kjo sepse vjeshta dhe dimri shoqërohen nga shumë viruse apo gjendje gripale. Pandeia na ka bërë më të kujdeshëm si njerëz. Ne e vlerësojmë tani më shumë se dje shëndetin e mirë dhe higjenën e pastër. 



Të qenit mirënjohës 


Një gjë duket e sigurtë: Mësimdhënia nuk do të jetë më e njëjta. Por në themel të saj, profesioni mbetet i rrënjosur në dashurinë dhe respektin e thellë për fëmijët dhe të mësuarit. 



Përshtati P.Shtini

Burimi: https://www.weareteachers.com/teachers-after-covid/?fbclid=IwAR2eSr9AyN1ye7Mep99FEe8yT7taWsv_Vsd5ZGNu59eNLAOL8cnuCEnzEjw


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.



2,646 Lexime
3 vjet më parë