Mësuesi dhe motivimi i nxënësit
Mësuesit pothuajse çdo ditë, përballen me sfida të reja, nga sigurimi që aktivitetet e klasës të arrijnë standartet e deri tek adaptimi i planeve mësimdhënëse për tju përshtatur programit mësimor.
Mësuesit pothuajse çdo ditë, përballen me sfida të reja, nga sigurimi që aktivitetet e klasës të arrijnë standartet e deri tek adaptimi i planeve mësimdhënëse për tju përshtatur programit mësimor. Duket sikur çdo ditë është një aventurë, dhe mësuesit duhet të përpiqen që të bëjnë shumë detyra në të njëjtën kohë. Në vazhdën e gjithë këtyre aktiviteteve që ata kanë çdo ditë, mund të harrojnë të marrin në konsideratë perspektivën e ndonjë nxënësi. Por duhet që ata të rishikojnë rëndësinë e mbajtjes së një mjedisi pozitiv në mënyrë që nxënësit të ndihen më mirë.
Nëse marrëdhënia ndërmjet mësuesit dhe nxënësit është e mirë, atëherë do të kenë përfitime të dyja palët. Duke pasur këtë në mendje, mësuesit duhet të përpiqen të mësojnë sa më shumë për nxënësit e tyre dhe të shtojnë sa më shumë informacion që të jetë e mundur për të ilustruar mësimin. Nxënësit që ndjejnë një lidhje të fortë me mësimin janë më të predispozuar që ti kushtojnë vëmendje dhe të marrin pjesë.
Lëvdatat e drejtpërdrejta janë një mënyrë shumë efektive për ti inkurajuar ata që të vazhdojnë me një sjellje të mirë si, pjesëmarrje aktive, qetësi kur punojnë në grup, si dhe sjelljen e shembujve të përshtatshëm për të nxitur diskutimin në klasë. Edhe një buzëqeshje e mësuesit mund të jetë shumë për të inkurajuar vetëbesimin dhe sjelljen e nxënësve.
Inkurajimi i nxënësve do të ushqejë marrëdhënie të mira gjatë gjithë vitit shkollor. Ata duhet të konsiderojnë që të ruajnë hapësira të veçanta për të ekspozuar punët e nxënësve, si ese, projekte, apo kërkime duke treguar kështu cilësitë që mësuesve ju duken më të rëndësishme në një detyrë. Kur një mësues të vlerësojë punën e një nxënësi, ai duhet që së pari të monitorojë dhe identifikojë atë që nxënësi ka bërë mirë. Vetëm nisur nga kjo pikpamje, ata mund të bëjnë sugjerime për përmirësime. Mësuesit duhet që të kuptojnë si dobësitë ashtu edhe prirjet e nxënësve të tyre me anë të reagimeve të tij të mirë-planifikuara.
(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Ja çfarë i duhet sistemit arsimor!
Mbi rritjen e dhunës në shkolla...