Aktualitet

Matura Shtetërore, 30 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

30 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi do të nisë në orën 10:00 deri në orën 12:30.

Maturantët do të zhvillojnë sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore, ku do testohen për gjuhën shqipe dhe letërsinë. Provimi do të nisë në orën 10:00 deri në orën 12:30.


Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit këtë vit janë 30 mijë maturantë në të gjithë vendin. MAS bën të ditur se për herë të parë janë hartuar teste të veçanta për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe. 

Në 1 qershor maturantët kryen provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më 13 qershor do të zhvillojnë provimin e matematikës. 

Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor.




©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,338 Lexime
1 vit më parë