Testet model të Maturës Shtetërore 2025
Testet model të Maturës Shtetërore 2025 janë publikuar dhe shpërndarë tashmë në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Qëllimi është të ndihmohen maturantët që të përgatiten më mirë për provimet, duke përfshirë lëndë të ndryshme dhe drejtime profesionale, për të garantuar rezultate të larta.
Publikohen testet model të provimeve të Maturës Shtetërore 2025 dhe po të shpërndahen në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Publikimi i tyre që në fillim të janarit ka për qëllim të ndihmojë maturantët që të kenë më shumë kohë në dispozicion për përgatitjen e tyre dhe të jenë të mirë përgatitur për provimet përfundimtare.
Testet përfshijnë një gamë të gjerë lëndësh, duke filluar nga Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Matematikë, Gjuhë të huaja si anglishtja, italishtja dhe frëngjishtja, deri te lëndët si Qytetaria dhe Psikologjia, Ekonomia, Biologjia, Fizika, Kimia dhe shumë të tjera. Janë përfshirë gjithashtu teste model për drejtimet profesionale, si Mbështetja e Përdoruesve TIK, Hoteleria dhe Turizmi, si dhe Shkollat e Mesme Teknike.
Sikurse vitin e kaluar, publikimi i këtyre testeve është bërë shumë më herët për të garantuar që nxënësit të kenë qasje ndaj materialeve të nevojshme si dhe më shumë kohë për përgatitje. Testet model janë të rëndësishme për të ndihmuar maturantët të familjarizohen me formatin dhe përmbajtjen e provimeve, duke rritur mundësitë e tyre për rezultatet të larta në provimet e maturës.
Modelet e testeve të MSH 2025 i gjeni si më poshtë vijon duke klikuar mbi çdo lëndë:
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, model testi
Qytetari dhe Psikologji, model testi
Filozofi dhe Sociologji, model testi
Profesional- Mbështetje e përdoruesve TIK, model testi
Profesional Hoteleri - Turizëm, model testi
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Analiza e romanit satirik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Koment i poezisë “Zemra e liqerit” nga Lasgush Poradeci
Çelësi i fondit të pyetjeve të Biologjisë për provimin e Informatizuar të Mjekësisë 2024-2025