Letër mësuesve të pamotivuar...
Duke parë situatat e papëlqyeshme të sistemit arsimorë, Patrik Harris, mësues dhe shkrimtar i huaj, propozon idetë e tij mbi ndryshimin që u nevojitet mësuesve. Në letrën e tij drejtuar arsimtarëve vihet re rëndesa nga aktualiteti dhe prirja për të mos qenë vartës të tij.
Zhgënjimi i vazhdueshëm i mësuesve me sistemin
Mësuesit e rinj shpesh zhgënjehen për shkak të paaftësisë së tyre për të bërë ndryshime në sistemin arsimor. Ky fenomen ndodh në çdo shtet të botës. Miti se: “në shtetet e zhvilluara mësuesit kanë më pak ankth dhe pasiguri” është i gabuar. Brenda misionit të mësuesit gjenden një seri me ngërçe dhe barriera. Të shumtë janë mësuesit që bëjnë kompromise me veten për ta mbajtur veten në profesion. Zhgënjimi me sistemin është një ndër arsyet përse mësuesit zgjedhin të braktisin profesionin në shumë shtete të botës. Ndërkohë, në vendin tonë mësuesit nuk kanë as luksin e largimit, pasi kostot e jetesës janë të papërballueshme.
Ndryshimet që mësuesit kanë mundësi të realizojnë për veten e tyre
Duke parë situatat e papëlqyeshme të sistemit arsimorë, Patrik Harris, mësues dhe shkrimtar, propozon idetë e tij mbi ndryshimin që u nevojitet mësuesve. Në letrën e tij drejtuar mësuesve, vihet re rëndesa nga aktualiteti dhe prirja për të mos qenë vartës të tij.
Mësuesit i shërbejnë ndërtimit të së ardhmes dhe nuk duhen marrë si vartës të sistemeve.
1- Progresi vjen me kohën dhe brenda komunitetit ku ju integroheni
Roma nuk u ndërtua në një ditë. Ndryshime e vogla dhe graduale, me kohën reflektohen në sistemet e mëdha. Me pak fjalë, rëndësia e krijimit të një komuniteti të vogël, qoftë edhe në klasën tuaj, ndikon si shembull për klasat e tjera, duke përhapur frymën e shëndetshme të kultivimit të edukimit. Zhvillimi i një plani edhe nëse ai nuk miratohet apo zbatohet ka rëndësi. Organizimi i aktiviteteve, apo listë-kërkesave, takimeve kanë rëndësi, paçka se shikohen me spekticizëm. Nëse ju si mësues prisni ovacione apo lëvdata pas çdo veprimi, atëherë mund të zhgënjeheni dhe të hiqni dorë që në përpjekjet e para. Mbajini pritshmërinë në nivel të kënaqshëm, mjaftueshëm sa të mos demotivoheni.
2- Ndërtoni marrëdhënieve njerëzore të shëndetshme brenda komunitetit tuaj
Baza e bashkëpunimit mbetet komunikimi. Marrëdhëniet në arsim maten me besim. Nëse ju si mësues mendoni të krijoni një frymë të re, kini parasysh se ndryshimi vjen nga marrëdhëniet njerëzore. Të qenit i pëlqyer mes kolegëve është një ndjenjë e përkohshme, por besimi është më afatgjatë, matet nga Besimi është i matshëm. Besimi është diçka për të cilën mund të planifikoni. Patrik Harris thekson se: “Si njerëz ne nuk punojmë mirës së bashku nëse nuk kemi një nivel të caktuar besimi. Historia na ka mësuar të mos i besojmë njëri-tjetrit, sepse njerëzit çdo ditë krijojnë dëme të panevojshme. Qoftë dhuna fizike, emocionale apo mendore, dhuna institucionale apo dhuna arsimore, natyra jonë me të meta lë vend për mosbesim. Por nëse po shkojmë drejt ndryshimit, besimi është një komponent shumë i nevojshëm..”
3- Krijoni një frymë të shëndetshme për ju dhe komunitetin
Çdo ndryshim, sado i vogël shoqërohet me frikë dhe pasiguri. Nëse e pyesni veten “si do të ndikojë ky veprim apo aktivitet tek unë?”, atëherë ju përgatiteni për çdo reagim pasues. Si mësues, ju duhet të kuptoni se veprimet tuaja ndikojnë edhe tek kolegët. Vendimi për të planifikuar dhe financuar një projekt mund të mos mirëpritet ngrohtë në fillim, por nëse një pjesë e komunitetit beson tek ju, kjo mjafton. Raste nga përditshmëria ka plot. Kur laboratorët mësimorë mungojnë, përpjekja e mësuesve dhe nxënësve për të mbledhur materiale dhe fonde është e admirueshme. Mësuesit në Shqipëri janë të vetëdijshëm se nuk do kenë përgjigje nga institucionet arsimore, duke u bazuar në listën e gjatë të kërkesave të parealizuara. Kështu, mësues, nxënës dhe prindër organizohen në komunitetet e vogla për të planifikuar sigurimin e mjeteve të nevojshme. Patrik Harris shprehet: “Sa më shumë që diskutojmë ndryshimin në shkolla, aq më shumë zbulojmë se sa të lidhur jemi të gjithë bashkë. Ligjet dhe politikat e krijuara nga bordet e shkollave ndikojnë te mësuesit dhe mënyrat se si ne marrim vendime në arsim ndikojnë te të rinjtë.”
Burimi: edutopia
Përgatiti: Xhoana Jaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Stop bullizmit te të gjithë!
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Këshilla si të mbajmë klasën të motivuar