Kurioziteti, shigjeta drejtuese drejt shpikjes së ardhshme
Të qenit kurioz do t'ju bëjë ju të zbuloni më shumë rreth botës. Por çfarë ndodh mbasi ju nxisni te vetja kuriozitetin? A mund të arrini drejt një zbulimi të madh? Ja se çfarë shkruhet tek artikulli që kemi përgatitur për ju.
Ju ka ndodhur shpesh të jeni gjendur duke menduar para dërrasës. Si shkencëtarët, që pyesin gjithë kohës, dhe janë kuriozë edhe për gjënë më të vogël. E pra, ky kuriozitet dhe shtytje për të mësuar më tepër rreth asaj që ju rrethon, është ai që ju mban të ngazëllyer për punën tuaj dhe të qenit kureshtar për botën.
Shpesh, në shkencë, përgjigja e vërtetë është ajo e cila nuk është e dukshme. Por si është e mundur që ju mos ta shihni? Inovacioni dhe shpikja ndodh atëherë kur ju shihni nën sipërfaqe, nën të padukshmen, dhe pyesni veten " pse ndodhi kjo"? ose "pse nuk ishte ai rezultati që ju prisnit"?
Kurioziteti është një ndër pikat më të forta që qenia njerëzore posedon. Të gjithë shkencëtarët më të mëdhenj në botë që ju kemi dëgjuar apo mësuar rreth tyre, karakterizohen nga ky kuriozitet për botën që i rrethon. Kurrë nuk e pranojnë atë që duhet e qartë, apo është e lehtë për t'u zbuluar, por zgjedhin të shohin më thellë dhe me hollësi.
Kurioziteti ju jep mundësinë të shihni rezultatet që kurrë nuk do kishit mundësinë t'i shihnit, nëse ju do të pranonit rezultatet e para dhe nuk do të pyesnit "pse".
Ku ju do të kuptoni arsyet mbas një procesi, dhe do të mendoni për mënyrat se si mund t'i zbatoni ato diku tjetër, atëherë këtu do të fillojë procesi i zbulimit dhe shpikjes. Pikërisht kështu ndodhin shumë prej zbulimeve kryesore historike dhe në shkencë.
Shembulli, më tipik është shpikja e penicilinës. Në vitin 1928, Alexandër Fleming zbuloi penicilinën dhe më vonë demonstroi edhe efektet e saj si një antibiotik. Por mbas zbulimit, duhej që të prodhohej në masë në mënyrë që të ishte një produkt farmaceutik i zbatueshëm. Përmes kureshtjes serioze të shkencëtarëve, përfundimisht u zbulua se lloji më i mirë i penicilinës për prodhim ishte në një pjepër të mykur në Peoria Market në vitin 1943.
Nëse nuk do të ishte një kërkim kureshtar nga shumë shkencëtarë, ai zbulim mund të mos ishte bërë kurrë. Për shkak të atij kurioziteti, jetë të pa numërta janë shpëtuar nga penicilina dhe antibiotikët që janë zbuluar prej atëherë.
Edhe në jetën tuaj të përditshme, kurioziteti është një mjet i fuqishëm për të mësuar prej mundësive të përditshme.
“Shkenca si fushë bazohet tërësisht në kuriozitet. Shkenca në thelbin e saj themelor është një kornizë e proceseve për të vëzhguar "gjithçka" me një qëllim për të kuptuar se si funksionon ”, Alan Sentman .
Ne mendojmë se kjo e përmbledh mjaft mirë. Çdo eksperiment ose matje që nuk shkon siç është planifikuar nuk është dështim, ai eksperiment është një mundësi për të mësuar pse doli ashtu si doli.Pra, inovacioni vjen kur ju jeni më kuriozë.
Pa kuriozitet, ju mund të tundoheni të pranojnoni thjesht gjëra në një sipërfaqe dhe kurrë mos të gërmojni më thellë.
Përgatiti: Marina Kërçeli
Burimi:https://www.polymersolutions.com/blog/curiosity-great-science/
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Përdorimi i teknologjisë, ndikimi në edukimin e fëmijëve, në dinamikën e marrëdhënieve me prindërit dhe në cilësinë e lidhjeve familjare
Fëmijët dhe lojërat në natyrë/ Çfarë duhet të bëjmë që ata të pëlqejë natyrën dhe mjedisin jashtë?