BOTA E SEKSUALITETIT

Kolonjat, na bëjnë seksualisht tërheqës...?

Disa studime kanë provuar që përdorimi i rregullt i produkteve që përmbajnë këto substanca të shtuara, rrit tërheqjen seksuale dhe favorizon situatat romantike. Nuk ka asgjë që stimulon më shumë personin tjetër, sesa era që lëshon trupi i pastër.

Është e vërtetë që kolonjat me bazë feromonesh na bëjnë seksualisht tërheqës?


Feromonet janë substanca që sekretohen nga organizimi përmes lëkurës dhe që perceptohen nga nuhatja e individëve të tjerë të së njëjtës specie. Janë të lidhur ngushtë me tërheqjen seksuale, sepse përbërësit e tij kimikë mund të shkaktojnë ndryshim në sjelljen seksuale. Prodhimi i këtyre substancave rritet me rritjen e temperaturës.


Kolonjat me feromone janë aroma (parfume), të cilave u janë shtuar feromone kimike të përftuara në rrugë laboratorike, të cilat “imitojnë” cilësitë e feromoneve njerëzore, megjithëse shumë prej tyre në të vërtetë nuk e kanë këtë substancë.


Disa studime kanë provuar që përdorimi i rregullt i produkteve që përmbajnë këto substanca të shtuara, rrit tërheqjen seksuale dhe favorizon situatat romantike. Por, mos harro: nuk ka asgjë që stimulon më shumë personin tjetër, sesa era që lëshon trupi i pastër. 


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

2,685 Lexime
7 vjet më parë