Koha e kaluar në rrjetet sociale në një vit është e barabartë me leximin e 200 librave
Të lexosh 200 libra në vit është e pamundur? Nëse mendoni kështu e keni krejtësisht gabim. Përmes një llogaritje të thjeshtë, njerëzit vrasin 2250 orë/vit në rrjete sociale dhe TV. Këtë kohë mund ta konvertoni në 200 libra të lexuar.
Unë lexova një libër dhe e gjithë jeta ime ndryshoi. Nëse nuk do të kisha filluar së lexuari, mbase do të isha ende tek e njëjta punë, tek e njejta tavolinë, duke parë çdo minut orën e duke thënë me vete: "Këtu do e kaloj gjithë jetën time?" Ndaj, rrëmbeni një libër dhe ndryshojeni jetën tuaj!
Dikush e pyeti Warren Buffett-in se cili ishte sekreti i tij në arritjen e sukseseve. Buffett-i tregoi një pirg librash dhe tha: "Lexoni 500 faqe si kjo çdo ditë. Kështu ndërtohen njohuritë. Të gjithë kanë kapacitet ta bëjnë këtë gjë, por jo të gjithë ia arrijnë qëllimit".
Kur gjeta për herë të parë këtë citat të Buffett-it dy vjet më parë, diçka nuk ishte në rregull me jetën time. Ishte dhjetor i vitit 2014. Unë doja të gjeja punën time të ëndrrave. Disa ditë, mendoja dhe thoja: "Nuk dua të rri në punën aktuale edhe për 40 vite të tjera. Nuk dua të vdes në këtë mënyrë".
Diçka nuk shkonte. Unë e kam ndjekur recetën. Notat e mira. Rekomandime. Kolegë. Deri këtu dukej se e kisha përfunduar garën time. Isha në tokën e ëndrrave. Por, diçka ishte krejtësisht e gabuar.
Çdo ditë, nga tavolina e ëndrrave të punës sime, shikoja drejt e në sytë e njerëzve përreth. Sy totalisht të zbrazur. Nuk kishte asnjë përgjigje, asnjë shpresë, asnjë dëshirë. Në janar të vitit 2015, pashë shprehjen e Buffet-it. Vendosa ta lexoja atë. Vazhdoja vetëm të lexoja dhe të mos ndaloja derisa të merrja ato përgjigje.
Nuk u dorëzova, derisa mbërrija në faqen e 500-të, dhe në këto 2 vitet e fundit kam lexuar mbi 400 libra. Vendimi për të lexuar libra, ka qenë vendimi më i mirë i jetës sime.
Librat më dhanë kurajon për të udhëtuar. Më dhanë bindjen ta lija punën time. Më dhanë kampione dhe heronj, të cilët duhej t'i kisha si modele dhe i dhanë kuptim botës, tek e cila po jetoja. Do thoja se të lexosh 200 libra në vit është diçka e mrekullueshme. Gjithkush mund t'ia dalë me pak përllogaritje matematikore.
1. Mos u dorëzo që herën e parë
Hera e parë kur dëgjon fjalinë: "Lexo 500 faqe në ditë", reagimi që vjen është: "Jo, kjo është e pamundur". Më pas do të fillojnë justifikimet e natyrës: "Jam shumë i zënë", "Nuk jam i zgjuar mjaftueshëm", "Librat nuk janë për mua" etj.
Po sikur të mendoni pak më thellë? Për shembull, Sa kohë duhen për të lexuar 200 libra në vit? Para dy vitesh, unë ndalova së bëri llogaritjen e thjeshtë. Ja se çfarë gjeta: Të lexosh 200 libra në vit nuk është aspak e vështirë. Thjesht i përngjet shprehjes së Buffet-it: "Të gjithë munden, por shumica e njerëzve as që e marrin mundimin".
2. Bëni një llogaritje të thjeshtë
Sa kohë duhen për të lexuar 200 libra në vit?
Së pari, le të bëjmë dy statistika:
Një njeri mund të lexojë 200-400 fjalë në minut.
Një libër mund të ketë 50.000 fjalë
200 libra shumëzuar me 50.000 fjalë/libër=10 milion fjalë
10 milion fjalë/400 wpm= 25000 minuta
25000 minuta/60= 417 orë.
Pra, për të lexuar 200 libra, duhet të kaloni 417 orë në vit duke lexuar.
3. Gjeni kohën
417 orë mund të duken shumë. Por le ta shikojmë në një tjetër perspektivë. Sa kohë mund të kalojë një njeri në rrjete sociale?
608 orë në rrejete sociale (facebook, instagram, watssup, viber, pinterest)
1642 orë në TV.
Wow, janë 2250 orë që hidhen në mbeturina. Nëse këto orë do i kalonim duke lexuar, atëherë i bie që mund të lexonim 1000 libra në vit.
Ja e vërteta e thjeshtë që qëndron pas të lexuarit shumë libra: Nuk është e vështirë. Të gjithë e kemi këtë kohë që na nevojitet. Pjesa e frikshme, që të githë injorojmë, është që jemi shumë të varur, shumë të dobët dhe mbi të gjitha shumë të shpërqëndruar për të bërë gjëra që vërtet kanë rëndësi. Konvertoni kohën që kaloni në Twitter, apo duke parë të famshëm e shtëpiake të dëshpëruara, për të lexuar libra.
4. Ekzekutoni
Të gjithë e dimë që të lexuarit është diçka e rëndësishme. Të gjithë e dimë që duhet të bëjmë më shumë. Nuk duhet të dështojmë në realizimin e këtij qëllimi. Unë nuk jam perfekt, por ja disa taktika që më kanë ndihmuar mua në realizimin e saj.
a- Përpiquni t'i keni librat gjithandej dhe të hiqni televizorin nga ambienti juaj.
Nëse jeni duke lënë drogën, a do të vazhdoni të qëndroni në shtëpi? Sigurisht që jo. Media të bën të varur. Të mos e ndjekësh më median mund të jetë po aq e vështirë sa të largohesh nga droga. Nëse doni të lexoni sigurohuni që aksesin me librin e keni shumë të thjeshtë dhe largoni të gjitha pajisjet elektronike nga zona juaj.
Unë përpiqem të mbaj libra gjithandej, kështu mjafton të zgjedh njërin dhe të vazhdoj të lexoj. Ndërkohë nga ana tjetër kam smartphon-in. Njëri nga appe-t është Kindle, i cili i shërben këtij qëllimi, leximit, ndërsa appe-t e tjera, ju i dini, ato që vrasin kohën… Kjo më çon drejt pikës tjetër.
b- Ndërtoni një fortesë zakonesh
Thjesht të kesh dëshirë, nuk e ndryshon stilin e të jetuarit. Kështu ju dështoni atëherë kur ju nevojitet më së shumti të ndryshoni. Në vend që të mbështeteni në forcën e mendjes, ndërtoni një fortesë zakonesh- kjo do t'ju ndihmojë në kohë të vështira.
c- Kur vjen puna tek e lexuara, lexoni në çdo mënyrë/formë.
Kur vjen puna te e lexuara, ji një fole për të gjithë llojet e librave, jo një specialist. Nëse qëllimi juaj është të lexoni më shumë, lexoni kudo, në telefon, libra letër, libra audio, dhe lexoni kudo, në tualet, në autobuz, etj.
Bëhuni oportunist. Nëse ju vjen fati, rrëmbejeni atë. Nëse nuk e keni një shans, kërkojeni.
(Përktheu Parajsa Shtini; Portali Shkollor)
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Rëndësia e librave në jetën tonë
Letra e mësueses Aida Haxhiu drejtuar prindërve të nxënësve të klasës së saj kujdestari, për vitin e ri shkollor 2024-2025