Modele sjelljeje

Këshilla se si t’i mësojmë fëmijëve sjelljet e mira

Në vazhdim ju sjellim tri pika themelore që çdo prind duhet t’i ketë në mend dhe t’i vërë në dispozicion për sjelljen ndaj fëmijëve (vlen për fëmijët 3-4 vjeç, ngaqë aty fillon edhe baza e edukimit).

Mësimi i sjelljeve të mira shërben si një bazë e fortë për zhvillimin e vlerave morale dhe etike te fëmijët. Ata e kuptojnë rëndësinë e ndihmës ndaj të tjerëve, ndërgjegjësohen për të drejtat dhe përgjegjësitë e veta, si dhe mësohen të trajtojnë të tjerët me kujdes dhe mirësi.


Në vazhdim ju sjellim tri pika themelore që çdo prind duhet t’i ketë në mend dhe t’i vërë në dispozicion për fëmijët e tyre (vlen për fëmijët 3-4 vjeç, ngaqë aty fillon edhe baza e edukimit).

 

Bëhuni model: Jepni shembullin tuaj - diçka që shihet është më e lehtë të mësohet sesa e thëna në teori. Shfrytëzoni faktin që fëmijët në moshën 3-4 vjeçare dëshirojnë shumë të jenë të rriturit (si mami dhe babi). Nëse ju duhet të kaloni diku dhe fëmijët ju kanë zënë rrugën, përdorni fjalët: “Më falni, mund të kaloj?!”. Do të shihni se sa shpejt ata “do t’ju imitojnë”.

 

Filloni me shprehjet bazë të mirësjelljes: Thoni “të lutem” dhe “faleminderit” – dy shprehjet bazë të mirësjelljes – dhe në vazhdim përdorni edhe fjalë të tjera sipas rastit. Përsëritni vazhdimisht ato, pasi frytet nuk pritet të jenë të menjëhershme. Fëmija fillon t’i përdorë pasi është siguruar se në ç’situatë përdoren.

 

Nxiteni fëmijën të përshëndetë: Fëmijët në këtë moshë me siguri e dinë që thuhet “Përshëndetje!” kur shkohet për vizitë dhe “Mirupafshim!” kur largohesh. Por mund të ndodhë që fëmija të thotë “Përshëndetje!”, por të turpërohet derisa edhe të shpërthejë në lot, ndërkohë që i duhet të thotë tjetrën. Që të shmanget kjo, këto fjalë të mirësjelljes duhet të nisin fillimisht në vendet dhe me personat me të cilët fëmija është familjarizuar, si në kopsht apo edhe në shtëpi, me pjesëtarët e familjes (si gjyshërit a kushërinjtë).


Shënim: Ky shkrim është shkëputur nga “Udhëzuesi metodik për dosjen Hop Hop” për fëmijët 3-4 vjeç, me autore Rudina Çupi.


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

508 Lexime
7 muaj më parë