Keni akne? Konsumoni fruta dhe perime, përmirësojnë lëkurën
Nuk këshillohet të preken puçrrat, sepse ngacmimi i tyre mund të sjellë dëmtim, i cili kërkon kohë më të gjatë për t’u shëruar dhe lë shenja në fytyrë.
Pyetja e adoleshentit: Kam akne. Çfarë mund të bëj për t’i hequr?
Përgjigjen specialistët:
Shkaku kryesor i akneve në pubertet është prodhimi i madh i yndyrës në gjëndrat yndyrore.
Për t’i luftuar ato dermatologët këshillojnë një regjim ditor për pastrimin e lëkurës dy herë në ditë me një sapun të butë dhe tharje të lëkurës pa e fërkuar. Nuk këshillohet të preken puçrrat, sepse ngacmimi i tyre mund të sjellë dëmtim, i cili kërkon kohë më të gjatë për t’u shëruar dhe lë shenja në fytyrë.
Në parim, nuk ka asnjë ushqim që përkeqëson aknet, por është vërtetuar që një dietë e ekuilibruar, me shumë fruta dhe perime, e përmirëson pamjen e lëkurës.
Po shenjat?
Shenjat apo pjesët e kuqe që lënë aknet përmirësohen me kalimin e kohës. Nëse kjo nuk ndodh apo nëse do që të përshpejtosh shërimin, ka trajtime shumë efikase, si peeling kimik apo trajtimet me lazer, që duhet të jenë gjithmonë të miratuara dhe të ndjekura nga dermatologu.
( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )
Si të ndërtoj ura komunikimi me prindërit?
Nëntë në dhjetë gra nuk e dinë masën e gjoksit të tyre!
Ç’është “sëmundja ngjitëse e puthjes”? Si të mbrohemi?