Ja si mund t'i kaloni pushimet verore
Për fëmijët të cilët janë mësuar me një rutinë gjatë kohës së shkollës, pushimi mund të kthehet në një “kohë të lirë” të mërzitshme. Ndaj, gjatë kësaj kohe, ndiqini rregullat, por jo deri në fund. Dilni nga rutina herë pas here...
Për fëmijët të cilët janë mësuar me një rutinë gjatë kohës së shkollës (ngritja në një orar, orari i mësimit etj.) pushimi mund të kthehet në një “kohë të lirë” të mërzitshme. Prandaj përpiquni që edhe gjatë pushimit të kenë orare të rregullta fjetjeje dhe ngritjeje nga gjumi. Përtej kësaj, ushtroni aktivetete që ju mbushin me energji. Ndiqini rregullat, por jo deri në fund. Dilni nga rutina herë pas here.
Gjatë pushimeve mundohuni të kaloni sa më shumë kohë me fëmijën tuaj. Ne do t’iu ofrojmë disa këshilla që pushimet t’i kaloni sa më mirë.
- Tregoni kujdes ndaj ushqimeve të konsumuara gjatë pushimeve. Bëni të mundur që fëmija të konsumojë ushqime të shëndetshme dhe të hajë në orare të caktuara.
- Në lidhje me përdorimin e kompjuterit dhe internetit mund të bëni një marrëveshje. Nuk duhet qëndruar më shumë se dy orë në ditë para televizorit dhe kompjuterit.
- Kompjuterin apo televizorin vendoseni në një dhomë e cila përdoret nga të gjithë.
- Mos shikoni programe televizive të parëndësishme, të papërshtatshme dhe që përmbajnë elemente të dhunshme.
- Ftoni mysafirë, miq, shokë, të afërm në shtëpi dhe organizoni darka, barbeque, etj.
- Jepini më shumë kohë hobeve tuaja. Merruni me art, pikturë, muzikë, etj.
- Organizoni aktivitete si piknik, xhiro me biçikleta, lojë me top, not, shëtitje të gjata.
- Frekuentoni fshatin, do të zbuloni një botë të re dhe nuk do të doni të ikni nga jeta e freskët, e lirë që të ofron fshati gjatë verës. Për të gjithë fëmijët që jetojnë në qytet do jetë një eksperiencë e paharrueshme.
Këto këshilla mund t'i ndiqni dhe në përfundim të pushimeve verore do të keni eksperienca të mbushura me aktivietete, lojëra, të cilat do të donit t'i ripërjetoni.
(P.Shtini; Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?