KOHA PËR TË BËRË DISA NDRYSHIME

Ja se çfarë shpresoj për sistemin arsimor post COVID-19

Roli themelor që shkollat luajnë në shoqëri është i pamohueshëm. Të shikosh një botë përtej kësaj pandemie është jetësore për të na mbajtur të gjallë dhe vitalë. Kjo është ajo që unë shpresoj për sistemin arsimor post COVID.

Roli themelor që shkollat luajnë në shoqëri është i pamohueshëm. Ndërsa lundrojmë në këtë pandemi, nuk mund të ngecim duke menduar për mbijetesën dhe skamjen. Të shikosh një botë përtej kësaj pandemie është jetësore për të na mbajtur të gjallë dhe vitalë. Kjo është ajo që unë shpresoj për sistemin arsimor post COVID. 



Shpresoj që financimi i shkollës të jetë një përparësi


Shkollat janë shumë më tepër sesa një vend për të mësuar kurrikulën. Shpesh, shkolla siguron mbështetjen e vetme shoqërore-emocionale që një student mund të marrë. Shkollat janë hapësirat që i mbajnë fëmijët tanë të sigurt ndërsa prindërit punojnë. Sistemi ynë arsimor është themeli i shoqërisë sonë. 



Shpresoj të përmirësohen kushtet në shkolla


A është normale të dërgojmë fëmijët tanë në ato shkolla ku nuk ka ventilim? Në një botë post-COVID, cilësia e duhur e ajrit nuk është e rezervuar për pak të zgjedhur, por për masat. 



Shpresoj të ketë përparësi të mësuarit shoqëroro-emocional


Në një botë post-COVID, nuk kanë përparësi vetëm arritjet akademike, por edhe mirëqenia emocionale e studentëve. Kur bie fatkeqësia, ju nuk mendoni domosdoshmërisht për trigonometrinë që keni mësuar në klasë. Ajo që do t'ju duhet është aftësia jetësore e nevojshme për të përballuar stresin. 


Aftësitë e përballimit të emocioneve janë më të rëndësishme se kurrë, pasi ne po përjetojmë ankth kolektiv. Nëse nxënësit nuk janë mirë emocionalisht, ata nuk do të jenë në gjendje të mësojnë. Dashuria, mbështetja dhe kujdesi duhet të jenë përparësia e çdo mësuesi.



Shpresoj që inovacioni të konsiderohët një element i rëndësishëm


Nxënësit e gjejnë veten të bombarduar nga media vazhdimisht. A kanë ata nevojë për aftësitë e të lexuarit kritik, të shkruarit dhe të folurit? Absolutisht. A do të arrijmë atje me programe të vjetëruara arsimore? 


Dhe ashtu siç po u mësojmë fëmijëve bazat, le të sigurohemi që ata të kenë qasje në njohuri financiare, në debate, në gazetari dhe studime sipërmarrëse. Aftësitë inovative do të jenë një mjet i domosdoshëm për mbijetesë. Nuk është më luks të jesh krijues.  



Shpresoj që arsimtarët të respektohen dhe vlerësohen


Në një botë post-COVID, mësuesit nuk do të duhet të bëjnë grevë për paga më të mira dhe kushte pune. Shoqëria do t'i trajtojë ata me respekt dhe jo me indinjatë. 

 

 

Përktheu Parajsa Shtini

Burimi: https://www.weareteachers.com/post-covid-world/



© Portali Shkollor- Të gjitha tëdrejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,368 Lexime
4 vjet më parë