"Receta magjike"

Islanda mund alkoolizmin dhe drogën tek të rinjtë

Programi “Rinia në Islandë” i ideuar nga profesori amerikan i psikologjisë Harvey Milkman dhe skuadra e kërkuesve të Institutit Kombëtar në SHBA arriti rezultate pozitive kundër përdorimit të drogës dhe alkoolit.

Droga dhe alkooli janë shumë problematike veçanërisht për të rinjtë. Islanda ka gjetur mënyrën për të “shpëtuar” të rinjtë nga këto dy vese të rrezikshme për shëndetin, por edhe për shoqërinë. 


Statistikat kanë treguar se përqindja e adoleshentëve që deheshin ra nga 48% që ishte në vitin 1998 në 5% në vitin 2016. Tani, në një studim i publikuar në revistën “Mosaic Science”, thuhet se adoleshentët e ishullit evropian janë më të shëndetshmit në Evropë.


Si u arritën këto rezultate?

Në fund të viteve ’90 Islanda mbante numrin rekord në Evropë për konsumin e alkoolit dhe përdorimin e drogës nga adoleshentët. Programi pilot, i quajtur “Rinia në Islandë”, gjen “recetën” magjike për të eliminuar në kohë varësinë e adoleshentëve nga droga dhe alkooli.


Programi u ideua nga profesori amerikan i psikologjisë Harvey Milkman dhe skuadra e kërkuesve të Institutit Kombëtar në SHBA, për abuzimin e drogës. Sondazhet e monitorimit të progresit të varësisë së të rinjve janë bërë në të gjitha shkollat e Islandës dhe në kërkime u përfshinë nxënësit e moshës 15-16 vjeç.


Në kuadër të këtij projektit, qeveria miratoi një sërë masash që kishin gamën e një revolucioni të vërtetë kulturor. Parimet e këtij eksperimenti janë:

  • kaloni kohën e lirë në shtëpi
  • Ndalimi i reklamimit të pijeve alkoolike dhe duhanit
  • Ndalimi i shitjes së cigareve për minorenët në nën18 vjeç dhe alkoolit për ata që janë nën 20 vjeç.

Adoleshentët nga mosha 13-16 duhet të ishin në shtëpi në orën 22:00 në stinën e dimrit dhe në verë ju lejohej që të qëndronin jashtë deri në mesnatë. Situata u kthye si një shtetrrethim. Futja e aktiviteteve sportive dhe kulturore në shkolla. Programi ka arritur suksesin e dëshiruar, duke shpëtuar shumë jetë.

2,466 Lexime
7 vjet më parë