“I dashur Babagjysh...”
Fëmijët e duan shumë momenti kur duhet të shkruajnë një letër për babagjyshin, ata kujdesen për të gjitha detajet dhe shpresojnë që babagjyshi të marrë letrën e tyre dhe t’iu plotësojë dëshirën e shprehur në të.
Fillimi i dhjetorit është periudha më e mirë për të shkruar një letër për Babagjyshin. Kjo letër magjike shkruhet nga fëmijët dhe nuk i braktis kurrë.
Por edhe letra për Babagjyshin, ashtu si çdo letër tjetër, shkruhet me elementët e duhura. Fëmijët zbaviten shumë për të zgjedhur letrën, ta zbukurojnë dhe t’i lënë vend fantazisë për kërkesën për dhuratat. Në këtë kohë, po imponohet një tendencë e papritur por dhe pozitive: fëmijët kanë filluar të zbulojnë bukurinë e dëshirave dhe fjalëve të shkruara.
Nuk mund të jetë një letër çfarëdo, por zbavitja është pikërisht te zgjedhja e saj. Modele të gatshme mund të gjenden në kinkaleri apo supermarkete, por mund t’i zbukurojmë edhe vetë në shtëpi me letra shumëngjyrëshe dhe aksesor të tjerë.
Për sa i përket përmbajtjes, lërini rrugë të lirë fantazisë së fëmijës. Nëse i keni fëmijët e vegjël, që nuk mund të shkruajnë, atëherë është detyra e nënës ose babait. Një këshillë, mundohuni të shmangni korrigjimet apo gabimet ortografike. Megjithatë do të ishte mirë t’u mësoje fëmijëve që letra për Babagjyshin fillon me një prezantim të mirë të vetes. Kjo formë do t’i shërbejë fëmijës kur të rritet.
Momenti i dërgimit të letrës është shumë i rëndësishëm. Nëse fëmijët janë të vegjël, letra mund të lihet pranë Pemës së Krishtlindjeve, me shpresën se do të tërhiqet nga Babagjyshi. Por nëse fëmijët janë më të mëdhenj, letra dërgohet me pullë poste para syve të tyre. Por kujdes: Kur të hiqni letrën tek Pema e Krishtlindjeve fshihuni në mënyrë perfekte për të shmangur zbulimin.
Si lindi shkolla, një nga institucionet më jetëgjata të qytetërimit tonë?
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Thëniet më të bukura që përshkruajnë mësuesin/en