Kontraceptivët dhe shtatzënia

Hera e parë e marrëdhënieve seksuale dhe shtatzënia

Është studiuar se 20% e çifteve që kryejnë marrëdhënie seksuale për herë të parë nuk përdorin asnjë metodë kontraceptive. Kjo është një sjellje shumë e rrezikshme, përveçse e papërgjegjshme...

Më kanë thënë se është e pamundur të mbetesh shtatzënë kur kryen për herë të parë marrëdhënie seksuale. Është e vërtetë?


Ky besim që vazhdon të jetë shumë i përhapur tek të rinjtë (edhe pse është e pakuptueshme, me gjithë informacionin e gjerë në lidhje me këtë çështje) jo vetëm që është tërësisht i gabuar, por në shumë raste është përgjegjës i shtatzënive të padëshiruara.


Është studiuar se 20% e çifteve që kryejnë marrëdhënie seksuale për herë të parë nuk përdorin asnjë metodë kontraceptive. Kjo është një sjellje shumë e rrezikshme, përveçse e papërgjegjshme, duke ditur që çdo femër mund të mbetet shtatzënë që nga perioda e parë. 


Nga ana tjetër, mjafton vetëm një marrëdhënie seksuale për t’u infektuar nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme (SST), prandaj është e domosdoshme mbrojtja në çdo marrëdhënie seksuale që kryhet.


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

3,434 Lexime
7 vjet më parë