BULLIZMI

Guidë për të ndaluar bullizmin

Mësuesi është i vetmi në pozita për ta ndaluar bullizmin, por i duhet shumë asistencë edhe nga kolegët e tjerë. T’i japësh fund bullizmit do të thotë të mbrosh nxënësit e tu, t’i ofrosh rehati në të drejtat e tyre për të studiuar,

Nëse njëri nga nxënësit tuaj është i bulluar:

Sigurisht kur ndodhesh përpara një situate të tille, mund të mos dish si të reagosh apo si ta ndalosh. Mësuesi është i vetmi në pozita për ta ndaluar, por i duhet shumë asistencë edhe nga kolegët e tjerë. T’i japësh fund bullizmit do të thotë të mbrosh nxënësit e tu, t’i ofrosh rehati në të drejtat e tyre për të studiuar, ta shijojnë shkollën dhe të mos ndihen të kërcënuar apo të terrorizuar. E gjitha vërtitet mbi besimin, për t’i thënë: “Jam mësuesja jote dhe ti nuk do të ndihesh i kërcënuar".


Ja hapat që duhet të ndiqni në raste të tilla

Bëni një premtim vetes

Vendos me veten tënde që s’do të lejosh asnjëherë shenjë bullizmi në klasë, apo do ta luftosh atë me  ç’të mundësh. Kjo për të mbrojtur të drejtat e nxënësve të tu.


Njihuni me bullizmin, se çfarë është ai

Bullizmi është një sjellje e ashpër kundrejt një më të dobëti. Ai që bullon mund të ketë avantazh në aspektin fizik, social apo ekonomik. Mund të jetë një nxënës që e ushtron ose disa. Merr formën e kërcënimit, përsëritet vazhdimisht, i bulluari detyrohet të bëjë çfarë i kërkon ai që e shkakton, etj.


Kujdesuni për ‘vikitmën’

Mos prisni që një i jashtëm ta ndalojë atë. Ju jeni personi që duhet t’i jepni fund. Mos prisni që të merret me këtë rast ndonjë mësues tjetër apo drejtori, sepse ai nuk do ta bëjë dhe nuk do t’i shkojë deri në fund. Ju keni përgjegjësinë të shikoni si do shkojë kjo çështje deri në fund.


Në çdo rast emergjence lajmëroni policinë

Është e rëndësishme të jeni të familjarizuar me policinë e shkollës suaj. Çdo rast duhet referuar. Sigurisht, duke i vënë edhe prindërit në dijeni të situatës.


Bashkëpuno me policinë.

Gjithmonë kur një nxënës bullohet ka të dyshuar. Dhe nxënsit e tjerë duhet të tregojnë apo t’i përgjijen pyetjeve tuaja. 


Bëni një premtim

Çdo fillim viti shkollor (gjë që mund ta përsërisni edhe gjatë vitit shkollor) duhet t’i premtoni nxënësve të prekur që do jeni me ta dhe do i mbështesni sa herë të përballen me situata të pakëndshme. Me këto nxënës duhet të flisni privatisht. Duhet t’i jepni hapësirë në mënyrë që ata të shprehen. Në rast se kanë vështirësi, mund edhe të shkruajnë një letër, sepse i ndihmon të shprehen më shumë.


Luaj rolin e ‘supervizorit’

Gjithmonë vëzhgojeni klasën tuaj. Kuptoni diçka nga gjuha e trupit. Mbani një sy te nxënësit që janë më në vështirësi ekonimike se të tjerët, ata që janë më të vegjël, apo ata që kanë vështirësi me vetëbesimin e tyre. Shikojini me shumë vëmendje nxënësit që kanë më pak miq, apo ata që rrinë më të vetmuar. Ata janë më të predispozura për të qenë viktima të bullizmit.


Fëmijët që e vuajnë bullizmin i mbajnë sytë përtokë

Viktimat e bullizmit mbajnë gjithmonë sytë përtokë, sepse ndihen të turpëruar dhe nuk ecin me kokën lart. Ndërtoni me ta marrëdhënie besimi


Flisni me nxënësit e tu

Pyesni ata personalisht. “Si janë duke shkuar gjërat?, Ke patur shqetësim?, Të ka ngacmuiar dikush? Nëse nuk e inkurajoni nxënësin të flasë me ju, atëherë ai nuk do tregojë.


Merruni me faktet

Shikoni me kujdes veprimet. Mos nxitoni menjëherë, por prsini derisa të jeni i bindur. Por, edhe duhet të dini me përpikmëri si ka ndodhur.


Veproni menjëherë

Veproni menjëherë sapo ta kuptoni që nxënësi është i bulluar. Në atë moment mos ngrini zënrin, mos bëni moral apo mos kërkoni për një përgjigje në çast.


Flisni me prindërit e fëmijëve që janë shkaktarë

Merrini në telefon prindërit e tyre. Jini gjithsesi të sjellshëm dhe tregoni respkt ndaj tyre. Thjesht duhet t’i jepni atyre fakte dhe prova. Bullizmi i çdo lloj forme është i papapranueshëm. 


Flisni me prindin e viktimës

Është shumë e rëndësishme që fëmija i bulluar t’i ketë afër prindërit e tij, që ta ndihmojnë ta superojë situatën dhe t’i qëndrojnë pranë në mënyrë që mos i ndodhë më diçka e ngjashme.


Përjashtimi

Nëse nxënësi që e ka shkkatuar bullizmin nuk kërkon falje dhe nuk e kupton gabimin, nuk përfshihet në klasë, por përjashtohet, në mënyrë që të ndjekë konsultat me psikologë. Ata duhet të shkruajnë një letër tek e cila kërkojnë falje. Kjo do i bëjë mirë edhe fëmijës së bulluar, i cili më tej zgjedh ta falë ose jo bashkëmoshtarin që ia ka shkaktuar.


Verifiko

Situata duhet parë edhe në javët në vazhdim. Mbani gjihnjë një sy tek ta. Mos e hidhni tej atë që ndodhi, sepse mund të ripërsëritet.


Nëse ndodh sërish...

Nëse shikoni sjellje të tjera bullizmi te nxënësit tuaj, atëherë reagoni menjëherë. Në bashkëpunim me drjtuesit merrni çfarëdolloj mase.


Drejtohuni te psikologu shkollës

Në rast se shikoni që bullizmi ka lënë gjurmë te viktima, ai nuk është më energjik, nuk ka më besim në vete, bëhet akoma më pak social, atëherë duhet t’i drejtoheni psikologut për këshilla të mëtejmë.


Ndërtoni raporte/marrëdhënie

Një nga çelësat e suksesit për një klasë që nuk përbalët me të tilla vështirësi, është vetë mësuesi. Nëse nxënësit iu duan, iu bësojnë, flasin me ju, atëherë nuk përfshihen në të tilla sjelje. Duhet të krijosh një klasë tek e cila nxënësit të duan të rrinë, të jenë krenarë për të. Dhe kur të gjithë studentët konsiderohen anëtarë të vlefshëm të klasës, kur janë të angazhuar dhe të motivuar, dhe kur janë të zënë me mësime, kontribuojnë pozitivisht për klasën e tyre.


Mbroji si të ishe prindi i tyre

Kur prindërit dërgojnë fëmijët në shkollë, duhet të ndihen të sigurt për fëmijën e tyre. Është përgjegjësi e mësuesit, mirëqenia, ndërtimi i shoqërive të shëndetshme. Shkolla duhet të kujtohet si një eksperincë e bukur.


Bullizmi nuk duhet të zë vend në klasat tuaja, ndaj nuk duhet të përbëjë problem për ju, aq më tepër të bëhet pjesë e jetës së përditshme të nxënësve tuaj. Ju duhet ta ndaloni atë. Mundeni?



(P.Shtini; Portali Shkollor)

6,816 Lexime
5 vjet më parë