Risi

Gjuha shqipe futet për herë të parë si lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit

Gjuha shqipe tashmë do të jetë lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, Faton Limani i cili punon si administrator në këtë universitet. Sipas tij, lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele.

Gjuha shqipe është futur për herë të parë si lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit në SHBA, për studentët e të gjitha niveleve.


Lajmin e bën me dije Fatos Limani, administrator departamenti në këtë universitet, i cili thotë se gjuha shqipe do të ofrohet gjatë gjithë viti në 3 nivele: njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.


“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombësen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, shkruan ai.


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,756 Lexime
2 vjet më parë