Festoni çdo sukses modest të nxënësve tuaj si një fitore të madhe
Kohët e fundit kam menduar për përsosmërinë. Unë u përpoqa të isha një mësuese e përsosur. Ishte e pamundur, mjaft e vështirë. Meqenëse nuk ka një zgjidhje të shpejtë, ka disa gjëra që mund të bëjmë për të qenë më të dashur me veten.
Kohët e fundit kam menduar për përsosmërinë. Unë u përpoqa të isha një mësuese e përsosur. Ishte e pamundur, mjaft e vështirë. Meqenëse nuk ka një zgjidhje të shpejtë, ka disa gjëra që mund të bëjmë për të qenë më të dashur me veten.
Në këtë situatë, çdo sukses i vogël është një fitore e madhe
A flisni me veten tuaj në të njejtën mënyrë si flisni me nxënësit, fëmijët, shokët tuaj? Nëse jeni një perfeksionist, e keni të vështirë të çaktivizoni të folurit tuaj. Madje nëse jeni të tillë, sukseset e vogla nuk i konsideroni të rëndësishme, por duhet të filloni t’i vlerësoni.
Nuk ka 10 të përsosur në mësimdhënie
Çdo të premte u kërkoja studentëve të mi reagime, duke e vlerësuar javën me numra nga 1-10. Nëse merrja vlerësime nën tetë shqetësohesha. Kur e ndava këtë me kolegen time, ajo tundi kokën. "Do të jesh një mësuese me të vërtetë e stresuar e pakënaqur nëse pret përsosmëri," tha ajo.
Nuk mund të jeni të mirë në gjithçka
Tani për tani duket sikur askush prej nesh nuk është i mirë me asgjë. Me klasat virtuale, duket sikur askush nuk është i kënaqur, aq më tepër me klasat me turne, apo të pjesshme. Nëse standardin e vendosim më të lartë se mundësitë tona, atëherë ky është vërtet një problem madhor.
Produktiviteti juaj nuk ju bën një mësues të mirë
Të punosh është diçka për të cilën krenohesh. Por të punosh shumë, më shumë se ç'duhet nuk të bën një mësues më të mirë. Nëse dëgjoni me kujdes nxënësit tuaj, ju bën një mësues më të mirë. Të kuptosh të tjerët dhe veten, ju bën një mësues të mirë. Nëse festoni fitoret e vogla dhe largoni stresin, pasiguritë, ankthin, do jeni i preferuari i nxënësve tuaj.
Përktheu P.Shtini
Burimi: https://www.weareteachers.com/dear-perfectionist-teacher/
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Shembuj se si mund të përpiloni një CV