Shpjegimi i termave

“Fellatio”, “cunnilingus”, “petting”...?

“Fellatio”, “cunnilingus”, “petting” janë tre terma të cilët vijnë nga anglishtja dhe përdoren në çaste të caktuara në një marrëdhënie në çift. Njihuni me këta terma.

Çfarë është “fellatio”? Po “cunnilingus”?


Janë dy praktika të seksit oral:

Cunnilingus: është stimulimi i organit seksual femëror me gojë dhe me gjuhë.

Fellatio: është e njëjta praktikë orale, por me organin mashkullor.


Të dyja praktikat, që të jenë të sigurta dhe të kënaqshme, kërkojnë respektimin e disa masave të kujdesshme të higjienës.


Gjithashtu, është e rëndësishme të realizohet me dëshirën e personit që do ta kryejë. Të dyja praktikat nuk përjashtojnë mundësinë për transmetimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST), duke bërë të nevojshme përdorimin e prezervativit në kryerjen e tyre.


Çfarë është “petting”?

Është një fjalë angleze, e cila i referohet praktikumit të seksit pa penetrim: puthje, përqafime, përkëdhelje... që bëjnë eksitimin erotik, pa e kryer aktin seksual.

Kjo gjë bën ta njohësh më shumë trupin tënd, ashtu edhe të partnerit, dhe është mënyrë e mirë për të shprehur dashurinë. Nga ana praktike, shmang shtatzanitë dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si dhe ndërlikime të tjera.


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

2,823 Lexime
7 vjet më parë