Dua të dal, prindërit më vënë orare për t’u kthyer në shtëpi
Pyetja e adoleshentit: Shokët dhe shoqet e mia shkojnë në festa dhe kthehen vonë në shtëpi, ndërsa prindërit e mi më vënë gjithmonë orar. Si mund t’i bind prindërit e mi?
Pyetja e adoleshentit: Shokët dhe shoqet e mia shkojnë në festa dhe kthehen vonë në shtëpi, ndërsa prindërit e mi më vënë gjithmonë orar. Si mund t’i bind prindërit e mi?
Përgjigjja e specialistit:
Kjo ka qenë dhe do jetë një nga motivet kryesore të mospërputhjes së mendimeve mes prindërve dhe fëmijëve të tyre në adoleshencë. Por, ta kesh të qartë se prindërit e tu ndihen përgjgjës për ty dhe nuk mund ta shmangin këtë përgjegjësi vetëm për hir të shembujve që u tregon ti.
Sipas ekspertëve, në moshën 13-14 vjeç deri në 16 vjeç, orari i kthimit në shtëpi duhet të jetë ora 9-10 e darkës. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet bërë ndonjë përjashtim i vogël, në raste të caktuara.
Nëse lufton që prindërit e tu të mos vënë kushte të tilla që të bezdisin shumë, duhet ta dish që është një betejë e humbur që në fillim. Ndaj përpiqu të argëtohesh në maksimum brenda orarit të caktuar. Nuk të leverdis të humbësh kohë me debate të kota dhe as të rrezikosh pasojat e mosbindjes, që në një rast si ky, mund të jetë një dënim për të mos dalë deri javën tjetër.
(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS)
Pranoji komplimentet, “hidhe ndrojtjen në plehra”
Në cilën moshë mund të humbësh virgjërinë?
Puberteti dhe adoleshenca, 2 koncepte të lidhura ngushtë