A e dini se?

Fakte argëtuese për shkollat dhe arsimin në SHBA

Artikulli ynë do t'ju njoh me disa fakte argëtuese për shkollën dhe arsimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si p.sh sa para bëjnë mësuesit mesatarisht gjatë një viti, cili shtet ka gjimnazin me palestrën më të madhe etj.

Fakti i parë: Personat të cilët punojnë në shkollënuk paguhen shumë mirë. Ky nuk është një sekret, por fakti argëtues që fëmijët duhet të dinë është se shoferët e autobusëve fitojnë mesatarisht rreth 16,55 dollarë për orë, punëtorët e kafenesë rreth 11,60 dollarë dhe kujdestarët fitojnë rreth 14,20 dollarë. Sigurisht, që parimisht mësuesit fitojnë më shumëse kaq. Mesatarisht mësuesit fitojnë rreth 50,758 dollarë, ndërsa drejtorët97,386 dollarë në shkollat publike në SHBA.


Fakti i dytë: Të gjithë e dimë që shumë nxënës mund të mos e duan shkollë, por pothuajse të gjithë shkojnë në shkollë. Në fakt, mbi 78milion fëmijë, adoleshentë dhe të rritur regjistrohen çdo vit në shkollë. Si,dhe 7.2 milion mësues, duke mos përfshirë këtu ndihmës dhe staf tjetër që inevojitet shkollës, janë të pa punësuar.

 

Fakt i tret: Shkollat ndryshojnë shumë nga njëratjetra bazuar mbi numrin e studentëve. Në Amerikë shkolla e mesme numëron rreth 8,000 studentë ndërsa shkolla e mesme në Morton numëron rreth 6,000 studentë.

 

Fakti i katërt: Shkolla ka  pësuar ndryshime me kalimin e kohës. Disa nga ndryshimet më domethënëse kanë të bëjnë me atë se kush shkon në shkollë dhe sa dije marrin njerëzit. Derisa reformatorët si Horace Mann i Massachusetts dhe Henry Barnard i Connecticut filluan të nxisin shkollatë financuara nga taksat. Në vitet 1840 besimi se, arsimi universal do të përmirësonte shoqërinë duke prodhuar qytetarë më të mirë, shoqëri më të mirë dhe se do të parandalonte krimin dhe do t’i jepte fund varfërisë ndihmoi  shtetarët e asaj kohe në zbatimin e ideve tëThomas Jefferson për arsimin. 

Sidoqoftë, edhe pas kësaj, vetëm në vitet 1930shumë  njerëzit morën më shumë vite arsim,rreth tetë vite. Vetëm disa u arsimuan në universitet, dhe shkolla e mesme nuk ekzistoi deri në një periudhë të re. Gjatë kësaj kohe, komunitetet e varura nga puna vendosën se do të ishte në avantazhin e tyre për të mbajtur adoleshentët në klasë dhe jashtë fuqisë punëtore.


Fakti i pestë: Njerëzit lëvizin dhe ndryshojnëshkollën. Kjo është një nga arsyet që programet mësimore janë disi tëstandardizuara, ku mbi 26% e fëmijëve të shkollës fillore ndryshojnë shkollën tëpaktën një herë gjatë këtij cikli, dhe 42% e 12 deri 17 vjeçarëve i bashkohen faktit të lëvizjes nga një shkollë në tjetrën.

 

Disa fakte të tjera argëtuese që kanë të bëjnë me shkollën janë si më poshtë:

  • Indiana ka 9 nga 10 palestrat më të mëdha të shkollave të mesme në Amerikë.
  • Në Kaliforni, 45% e fëmijëve të regjistruar në shkollë flasin shumë gjuhë të tjera përveç anglishtes.
  • 6% e fëmijëve të moshës 6-11 vjeç përsërisin një notë të paktën një herë gjatë shkollimit të tyre.
  • 11% e fëmijëve 12-17 përsërisin të paktën një herë klasën.
  • 67% e fëmijëve e pëlqejnë shkollën.
  • Studenti mesatar i kolegjit paguan mbi 14,000 dollarë në vit për shkollimin e tij, përfshirë edhe librat që do t’i nevojiten.

Përktheu: Marina Kërçeli

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.


 

3,814 Lexime
4 vjet më parë