Fajësimi dhe përmirësimi i marrëdhënies mësues-nxënës
Për të dalë nga vorbulla e fajësimit, të dyja palët duhet të mësojnë se si të komunikojnë nevojat, kufijtë, zhgënjimin ose frustrimin në një mënyrë që të mos caktojnë fajin. Të dy gjithashtu duhet të mësojnë se si të dëgjojnë nevojat dhe ndjenjat e njëri-tjetrit pa mbrojtje.
Nga Majre Levenishti, psikologe shkollore
Faji si një emocion sekondar përkufizohet më së shumti si një emocion moral që ndodh kur një person beson ose kupton – saktë ose jo – se ai ka kompromentuar standardet e veta të sjelljes ose ka shkelur standardet morale universale dhe mban përgjegjësi të konsiderueshme për atë shkelje. Faji është i lidhur ngushtë me konceptin e pendimit, keqardhjes dhe turpit.
Pse ndodh fajësimi?
Fajësimi është një dinamikë në një marrëdhënie ku ka një betejë të vazhdueshme për të ngarkuar fajin dhe përgjegjësinë. E vështirë për të analizuar në kontekstin individual të brendshëm.
Fajësimi si nevojë themelore ka faktin që asnjë nga palët nuk ndjehet i dëgjuar, i pranuar apo edhe i kuptuar në atë proces që po ndodh ngjarja.
Problemi është ky: Që kjo loja e fajësimit është një mënyrë kundërproduktive dhe shpesh shkatërruese për të përmbushur nevoja të vlefshme e të suksesshme, një atmosferë të shëndetshme e pozitive në marrëdhënien e tyre. Për nxënësin bëhet më e vështirë mësimnxënia por edhe për palën tjetër që është mësuesi feedbackun e ka të paqartë.
Krijohet një energji “Unë kundër teje” në një marrëdhënie e cila gradualisht gërryen besimin, dashurinë dhe dëshirën për të bërë diçka që nuk e kanë ditur apo mësuar kurrë.
Por, cila është zgjidhja?
Për të dalë nga vorbulla e fajësimit, të dyja palët duhet të mësojnë se si të komunikojnë nevojat, kufijtë, zhgënjimin ose frustrimin në një mënyrë që të mos caktojë fajin. Të dy gjithashtu duhet të mësojnë se si të dëgjojnë nevojat dhe ndjenjat e njëri-tjetrit pa mbrojtje, të bëjnë dëgjim empatik pa filtra dhe të mos kenë qëllim kryesor gjykimin dhe vendosjen e inatit në marrëdhënien e tyre.
Qasja bashkëpunuese shpesh çon në dialog konstruktiv, marrëveshje të reja dhe sjellje të reja. Komunikimi bashkëpunues është një ndryshim total dhe një ndryshim i plotë paradigme. Kështu kalojmë nga marrëdhënia e ftohtë, shkëputja, dhe pakënaqësie – në harmoni, përkushtim dhe lidhje të vërtetë me njëri-tjetrin.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Stop bullizmit te të gjithë!
Bullizmi në shkolla, si mund ta parandalojmë?