MËSIMI

“Errësira e paditurisë”, një histori frymëzuese për ju!

Kjo është një histori nga ato të cilat pasi ta lexoni do të frymëzoheni edhe më shumë për atë çka bëni, për misionin fisnik të përhapjes së diturisë ndër breza!


Na ishte njëherë një mësues i moshuar me një përvojë të madhe në edukimin e brezave. Njerëzit nga fshatrat e afërta shpesh vizitonin mësuesin për të kërkuar këshilla për problemet e tyre. Mësuesi dhe nxënësit e tij dëgjonin, meditonin dhe më e mira që mundnin ishte të ofronin zgjidhje për problemet e tyre.

Njëri nga studentët, i cili mori pjesë në shumë prej këtyre diskutimeve, u bë i padurueshëm dhe duke tundur kokën më inat tha: "Këta njerëz janë kaq shumë injorant. Ka aq shumë injorancë në botë!". Mësuesi i tij e vuri re këtë. Ai e këshilloi studentin e tij kundër sjelljes së tij për të mos gjykuar njerëzit e tjerë në këtë mënyrë. Por më kot.

Një ditë, po i njëjti student dhe mësuesi i tij ishin në shëtitjet e tyre të përditshme. Gjatë mbrëmjes ata u futën brenda një salle të madhe dhe të errët.

"Ka kaq shumë errësirë këtu!" tha mësuesi.

"Po e vërtetë." Ia ktheu nxënësi.

"Oh, ka kaq shumë errësirë këtu!", Përsëriti mësuesi, zhgënjimin në zërin e tij.

Studenti u hutua. Ai e shikoi mësuesin e tij dhe përsëriti: "Po mësues, me të vërtetë, ka kaq shumë errësirë".

Mësuesi i tij nuk dukej që e dëgjoi dhe e përsëriti. "Aq shumë errësirë. Oh, sa errësirë në këtë sallë!”.

Mësuesi vazhdonte të ankohej, me zë të lartë dhe edhe më të lartë. Ai dukej shumë i irrituar.

Kjo vazhdoi edhe me tutje. Më në fund, studenti u irritua dhe pyeti: "Po, ka errësirë, mësues. Por pse po ankoheni përsëri dhe përsëri?"

"Sepse unë dua që kjo errësirë të largohet" iu përgjigj mësuesi.

Studenti qeshi. “Ne duhet të sigurojmë llamba për ta ndriçuar këtë vend. Qëndrimi këtu, duke bërtitur dhe duke u ankuar, nuk do të ndikoj që errësira të zhduket”.

Mësuesi buzëqeshi. "E njëjta gjë është me injorancën - e cila nuk do të largohet duke u ankuar me zë të lartë. Ne duhet ta përhapim dijen. Me ndihmën e dijes, edhe personi më injorant mund të bëhet Dijetar". 

Studenti kurrë nuk u ankua për injorancën e fshatarëve përsëri. Përkundrazi, ai e ndihmoi mësuesin e tij në punën e tij.





(Përktheu dhe përshtati Albenitta Gashi; Portali Shkollor) 

2,983 Lexime
4 vjet më parë