Elementët që do ju ndihmojnë "të mbijetoni" në klasë
Tetë elementë që secili mësues duhet të dijë në mënyrë që të "mbijetojë" në klasë. Disa prej tyre janë abstrakte, si të menduarit, ndërsa të tjerët mund të mbështeten në aftësi të tilla si organizimi dhe menaxhimi i kohës...
Tendencat e reja të të mësuarit, burimet e menaxhimit të të dhënave, strategjitë e shkrim-leximit, mjetet digjitale, autonomia në rritje ose reduktim, këshillat për menaxhimin e klasës - kjo listë mund të bëhet shumë më e gjatë. Të gjithë këto elemente e ndërlikojnë procesin e mësimdhënies.
Tetë elementë që secili mësues duhet të dijë në mënyrë që të "mbijetojë" në klasë. Disa prej tyre janë abstrakte, si të menduarit, ndërsa të tjerët mund të mbështeten në aftësi të tilla si organizimi dhe menaxhimi i kohës. Në thelb, ka një numër faktorësh që mund të kontribuojnë në suksesin e mësuesit.
Suksesi në përgjithësi mund të reduktohet në tri elementë: njohuri, mënyra e të menduarit dhe mundësia.
Dituria mund të krijojë aftësi, vetëdije dhe potencial. Mënyra e të menduarit mund të çojë në motivim, dëshirë dhe kreativitet. Pra, disa gjëra në këtë listë janë shumë të dukshme dhe praktike, ndërsa të tjerat janë pak më komplekse.
1) Të qenurit i hapur me nxënësin
Një person që nuk ka mendje të hapur nuk mund të "mbijetojë" në klasën e shekullit të 21-të.
2) Vetëbesimi
Vetëbesimi është vendimtar në fushën e pedagogjisë. Mësuesit duhet të kenë besim, në mënyrë që të tregohen të besueshëm.
3) Pranoni dhe zbatoni metoda të reja
Në këtë mënyrë mësuesit e mirë bëhen të shkëlqyeshëm. Kjo është diçka që individët marrin në fillim dhe kurrë nuk e humbasin atë.
4) Koha
Çdo mësues ëndërron të ketë më shumë kohë. Por ka mënyra si të “kursini” kohën në klasë, në mënyrë që ajo t’ju dalë si duhet.
5) Aftësi orgnizative
Aftësia menaxheriale është më e rënësishmja. Mënyra si mësuesi mund ta administrojë klasën, ta menaxhojë atë.
6) Njohuritë profesionale
Pa marrë parasysh se sa kohë, besim dhe organizim keni, ose të gjallë e energjikë jeni, nëse keni lidhje me pedagogjinë, mësimdhënien, modelet e mësimit, aplikimin e teknologjisë, ju duhet patjetër përgatitje e mirë profesionale.
7) Progresi
Imagjinoni një mësues që është i suksesshëm në klasë pa ndonjë ndjenjë përparimi.
8) Pasioni
Kur flitet për mësimdhënie, duhet vendosur edhe mendja edhe zemra në këtë profesion. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihen nivele maksimale.
(Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
10 mendime të Maria Montessori-t për të edukuar fëmijët me shumë dashuri