Ekranet e telefonëve dëmtojnë shikimin
Sot ka më shumë njerëz që nuk shohin dot larg se një dekadë më parë, sipas Andrew Bastawrous, i cili beson se koha që ne kalojmë para ekraneve ka një pjesë të fajit. Miopia e rëndë mund të çojë në kushte kërcënuese për shikimin...
Smartphone-t po dëmtojnë shikimin e njerëzve duke shkaktuar rritje të madhësisë së syrit, më shumë se çduhet, thotë një oftamolog.
Sot ka më shumë njerëz që nuk shohin dot larg se një dekadë më parë, sipas Andrew Bastawrous, i cili beson se koha që ne kalojmë para ekraneve ka një pjesë të fajit.
Miopia e rëndë mund të çojë në kushte kërcënuese për shikimin, përfshi glaukomën dhe shkëputjen e retinës.
“Rritja e syrit tenton të ngadalësohet në fund të adoleshencës e më pas të ndalet. Por ajo që shohim në popullatën e sotme është se ai nuk vazhdon të ndalet. Duket sikur është në vazhdimësi, dhe ky fenomen ndodh në të gjithë botën, por më shumë në Azi”, thotë Bastawrous.
Miopia shkakton zgjatim të syrit, gjë që shkakton që drita e objekteve të largëta të bien në retinë, duke bërë që pamja të dalë e paqartë.
10 opsionet e tastierës që secili nga ju duhet t’i dijë
Programi Excel, përdorimi i tij hap pas hapi
Teknologjia, aplikacionet që ju vijnë në ndihmë mësuesve