Teknologjia, aplikacionet që ju vijnë në ndihmë mësuesve
Ju ftojmë të shikoni disa nga programet që ofrohen falas në rrjetet sociale dhe i ndihmojnë mësuesit në punën e tyre të përditshme. Këto aplikacione çdo mësues duhet t’i ketë në laptopin e tij.
Arsimi, edukimi dhe profesioni i mësuesit ka kaluar nëpër faza të ndryshme në historinë e shoqërisë shqiptare. Edukimi është një proces dinamik dhe gjithëpërfshirës në çdo etapë të tij. Si i tillë evoluon nga koha në kohë dhe ky evoluim kërkon që mësuesit të përshtaten me risitë në të kundërt e gjejnë veten jashtë sistemit arsimor.
Nxënësit janë pjesë e pandashme e edukimit dhe evoluimi të cilin ata po kalojnë në lidhje me nivelin e inteligjencës dhe përshtatjen me hapat e kohës, veçanërisht me teknologjinë. Kjo është një sfidë më vete për mësuesit, por gjithashtu nxisin mësuesit të jenë në nivelin e duhur për të edukuar brezat. Janë apo nuk janë të dhënë mësuesit pas teknologjisë duhet të përshtaten, pasi nxënësit kërkojnë të ecin me hapin e kohës. Nxënësit të sfidojnë me dijet e tyre në këtë fushë. Prandaj, teknologjia duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e pedagogjisë së ditëve të sotme në mësimdhënie, e cila nuk fillon në orën 8 dhe nuk përfundon në orën 1:30.
Po lind pyetja, cilat programe apo faqe internet duhet të shikojnë në mësuesit në gamën e gjerë e të pafund të opsioneve që ofron interneti? Cilat janë të duhurat? Cilat programe u vijnë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve?
Disa nga programet që ofrohen falas mund të gjenden lehtësisht në internet. Më poshtë do të listoj dhe shpjegoj funksionalitetin e disa prej programeve kryesore të cilat përdoren gjerësisht nga edukuesit për mësimin e tyre të përditshëm.
Planet mësimore
Krijimin e planeve mësimore, formate ditarësh, network etj. Programet të cilat janë më së shumti lehtësues ku ti si mësues mund të aksesosh dhe kërkosh ndihmë, por edhe të japësh mendim vijojnë si më poshtë:
Linkedin.com është networku më i madh i profesionistëve në të gjithë botën me miliona anëtarë. Çdo mësues mund të gjejë kolegë të profesioneve të ndryshme, mund të shkëmbejnë eksperiencat, mund të kërkojnë mbështetje, gjithashtu secili mund të krijojë networkun personal dhe të bëjë binjakëzime virtuale. Sigurisht mund të gjesh formate të planeve ditore. Një element shtesë është se ti edhe mund të kërkosh punë nëpërmjet linkedin, duke ngarkuar CV tënde personale.
Plus.google.com po ashtu është një network në google, ku mësuesit mund të regjistrohen pa pagesë, mund të bëjnë kërkime dhe ngarkime të materialeve të cilat dëshirojnë t’i ndajnë me të tjerët.
Facebook.com është network-u më i përhapur në EU, ku ofrohen me qindra forume pa pagesë ku mësuesi mund të marrë dhe japë atë çfarë ka si qëllim. Është një mjet shumë i rëndësishëm komunikues që i bën eksperiencat më të vlefshme. Një shembull i tillë në Shqipëri është “Trajnimet për Mësuesit” me rreth 24. 000 anëtarë, të cilët, shtohen çdo ditë edhe më shumë. Përfitimet dhe shkëmbimet midis kolegëve janë të pafundme. Gjithashtu mundësitë e prezantuara krijojnë rrugë të reja për zhvillimin e dijes dhe profesionalizmit për të gjithë mësuesit.
Krijimi i videove
Krijimi i videove, editimi apo postimi i tyre, mund të konsiderohet si një element esencial për mësimdhënien moderne sot. Disa nga programet, faqet që e ofrojnë këtë shërbim janë listuar më poshtë:
Magisto.com është një web faqe, por edhe aplikacion për telefona, që të ofron mundësinë që ti të editosh videot, të krijosh histori, prezantime, filma me metrazh të shkurtër në format video. Një ndër qëllimet e këtij aplikacioni është lehtësimi i punës në editimin e videove dhe të jetë sa më i thjeshtë dhe i kuptueshëm nga të gjithë pa kërkuar trajnime apo aftësi të veçanta.
WeVideo.com ka të njëjtin funksion; editim, prerje, vendosje shkrimesh në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.
Yuotube.com, video editor, kryen të njëjtat funksione si Magisto dhe WeVideo.
Formimi e posterave
Në shkollat e Shqipërisë, nuk ka klasë apo ambient që të mos ketë postera të formuara me aq dashuri dhe pasion nga mësuesit dhe nxënësit. Kjo është tepër pozitive dhe tregon vlerën e punës që është kryer dhe mbetet si një thesar në vendin e përcaktuar. Por nëse këto punë të bëra me dorë do t’i zëvendësonim me dizajn e më pas t’i printonim do të dukeshin më bashkëkohore. Disa nga webfaqet që e ofrojnë këtë shërbim falas janë:
ThingLink është një platformë e cila mundëson krijimin e posterave, imazheve të ndryshme të cilat mund të përdoren për qëllime të ndryshme. Gjithashtu mund të jenë lehtësisht të printueshme.
Google Drawings dhe Piktochart.com janë platforma të tjera që ofrojnë shërbime falas dhe bëjnë të mundur krijimin e posterave, kartolinave dhe e hartave të ndryshme.
Ndërtimi i forumeve
Sot, është e domosdoshme të kesh një forum. Është trendi i momentit për çdo nxënës por edhe mësues. Çdo mësues i cili ka mundësinë për të krijuar një blog apo forum, arrin në këtë mënyrë të ndërtojë një urë lidhëse midis nxënësve dhe mësuesve duke shkëmbyer kështu ide dhe të rejat e fundit lidhur me lëndët dhe subjektet e caktuara.
Blogger.com është një shërbim falas që të lejon të bësh publikimin e çdo materiali që ti ke dhe dëshiron ta publikosh dhe të jetë aksesueshëm për të tjerët. Personalisht që prej vitit 2009 zotëroj blogun personal të cilin e përdor në shërbim të edukimit dhe profesionit. Kjo ka qenë diçka benefitëse për mua dhe për nxënësit gjithashtu, duke krijuar kështu komunitetin me nxënësit e kaluar dhe aktual për të mos humbur kurrë lidhjet. Ky është një zinxhir i veshur me ideologji, edukim, këshilla etj.
Wordpress dhe wikispaces.com janë shërbime falas që kryejnë pak a shumë të njëjtat funksione si blog.
Regjistrimi i materialeve ne audio.
Shpesh herë ndodh që disa nga materialet i kemi në format audio dhe duhet që të bëjmë editimin apo përpunimin për të nxjerrë një material sa më cilësor dhe të duhurin për ta publikuar.
Programet që e ofrojnë këtë shërbim janë:
Vocaroo.com Audioboom.com Clyp.it janë programe të cilat bëjnë të mundur editim, përpunimin e regjistrimin e audios që keni bërë. Po ashtu mund edhe t’i bësh share me të tjerët.
Të gjitha programet, aplikacionet që përmendëm më sipër janë aplikacione shumë cilësore dhe të nevojshme në ditët e sotme, në mënyrë që ora mësimore të jetë sa më rezultative por edhe më interaktive. Po ashtu të bëhet një orë ku mos të ketë asnjë dallim nga orët që zhvillojnë edukuesit në BE dhe SHBA. Këto janë vetëm disa nga aplikacionet esenciale që çdo mësues duhet t’i ketë në kompjuterin e tij, dhe jo vetëm, por t’i bëjë pjesë të jetës edukative që nxënësit të jenë aty ku duhet për të dëgjuar, reflektuar dhe për t’u bërë pjesë e orëve të zhvilluara.
Ndërthurja e teknologjisë me mësimdhënien është shumë e rëndësishme, megjithatë kjo gjë duhet të përshtatet dhe me metodën klasike të mësimdhënies për ta bërë këtë eksperiencë (nëse do të mund të konsideronim procesin e edukimit të tillë) sa më të vlefshme për të dyja palët. Çdo mësues, me mundësitë që ka, mund të arrijë të krijojë në klasë një frymë tjetër të procesit të edukimit duke ngjallur kështu ndjenjën e interesimit por gjithashtu duke ushqyer ndjenjën e dijes.
(Vilson Shehu, Portali Shkollor)
Programi Excel, përdorimi i tij hap pas hapi
Çfarë është dhe për çfarë shërben kompjuteri?
8 sugjerime se si të krijoni fjalëkalim të sigurtë