FESTAT E FUNDVITIT

Efektet fizike dhe psikologjike të festave tek mësuesit dhe nxënësit

Fundviti është një kohë e vrullshme për të gjithë. Niveli i angazhimit në aktivitete, niveli i stresit për shkak të situatës, si dhe kënaqësia për të përjetuar si çdo vit tjetër magjinë e festive, do të ketë efekte fizike dhe psikologjike.

Efektet fizike të Festave të Fundvitit


Fundviti është një kohë e vrullshme për të gjithë. Niveli i angazhimit në aktivitete, niveli i stresit për shkak të situatës, si dhe kënaqësia për të përjetuar si çdo vit tjetër magjinë e festive, do të ketë efekte fizike. Është e sigurtë që si virtualisht, ashtu edhe fizikisht fëmijët nuk e kanë pasur mendjen tek mësimet, por janë marrë me përgatitjen e festave. Hiperaktiviteti mund të çojë në mungesë motivimi dhe lodhje për ta, ndaj pushimet tashmë janë mëse të merituara. Mësuesit gjithashtu janë ndjerë shumë të rraskapitur nga ky vit shkollor, ndaj ky fundvit le të shërbejë si periudhë qetësie shpirtërore dhe fizike. 



Shmangia e punës akademike


Një pikë tjetër për t'u marrë parasysh kur eksploroni efektet që mund të kenë Festat e Fundvitit është shpërqëndrimi që kremtimet kanë në aktivitetet akademike. Lind pyetja: A duhet t’i japim fëmijëve detyra gjatë pushimeve këtë vit shkollor? Disa mendojnë që nuk duhet të shkëputen, disa të tjerë mendojnë se një pauzë do të jetë shumë e frytshme.



Izolimi i fëmijëve


Periudha e fundvitit do të shërbejë edhe si një periudhë izolimi. Jo të gjithë do e respektojnë këtë, megjithatë prindërit duhet të jenë të vëmendshëm t’i argëtojnë si duhet fëmijët e tyre, sidomos për ata që mësimin e kanë ndjekur virtualisht. 



Atmosfera e festave


Festat janë një moment i gëzueshëm. Sigurisht ofron shpërqëndrim, gëzim, entuziazëm. Përpiquni t’i shfrytëzoni pozitivisht këto festa. Mos lejoni stresin të dominojë në këto ditë. Shfrytëzoni momentet e gëzuara, dashamirësinë e njerëzve, lërini mënjanë detyrat, ngarkesat, google zoom, google classroom, watsupp-in. Ju mund t’i dërgoni nxënësve tuaj urime, të cilat në thelb kanë pozitivitetin. Detyrat shtesë mund të konsiderohen shpërqëndruese, pasi duhet të jenë në përputhje me programin arsimor. Ata duhet të ndihen të organizuar. Festat duhet të shërbejnë si një periudhë qetësie. 



Këto festa duhet të vijnë ndryshe nga vitet e kaluara. Duhet të ngulisni tek fëmijët, nxënësit, studentët tuaj paqen, dashurinë, mirënjohjen dhe dëshirën për të festuar pavarësisht vështirësive më të cilat jeta na përball. 



Përktheu: Parajsa Shtini

Burimi: https://www.teacherboards.co.uk/community/does-christmas-effect-childrens-learning/


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,679 Lexime
3 vjet më parë